in

Në Milano takim me pagesë jo vetëm për të aplikuar por edhe për ta tërhequr pasaportën

Në Konsullatën e përgjithshme të Milanos janë gati dokumentet për të cilat është aplikuar deri më 24 shkurt. Edhe tërheqja e pasaportave dhe e letërnjoftimeve bëhet me takime që merren me numrin me pagesë të vënë në dispozicion

Romë, 13 mars 2012 – Në konsullatën e Milanos mund të tërhiqen pasaportat e letërnjoftimet për të cilat është aplikuar deri më 24 shkurt 2012. Kështu lajmëron konsullata në portalin e saj. Ajo u kujton të gjithëve që tërheqja bëhet nga ora 12:00 deri në orën 14:00, nga e hëna në të premte, duke paraqitur faturën e aplikimit dhe një dokument identifikimi dhe se kush ka aplikuar dhe për letërnjoftim duhet të paraqitet fizikisht për ta tërhequr”.

Duket abuzim me emigrantët që edhe për tërheqjen e dokumenteve, konsullata të kërkojë që të merret takim në numrin me pagesë, por kështu është, siç mund të lexohet në faqet e saj on-line: “Duke filluar nga data 12.03.2012 ju njoftojmë që tërheqja e pasaportës bëhet vetëm me takim, për të cilin duhet të kontaktoni numrin 8959697901  nga e hëna – shtunën nga ora 09:00 – 19:00”.

Nëse të interesuarit kontrollojnë faqen internet të konsullatës dhe shohin se janë gati pasaportat e periudhës kur ai ka aplikuar, nuk kuptohet pse duhet edhe të telefonojnë? Kanë paguar për të marrë takim në konsullatë për të aplikuar (deri në 15 euro, kjo është kostoja maksimale e telefonatës), kanë paguar 108 euro për pasaportën e 10 euro për letërnjoftim, që të paguajnë edhe për tërheqjen duket vërtet e tepruar. Ndodh vërtet që jo të gjitha pasaportat për të cilat është aplikuar brenda datës së dhënë kanë mbërritur në Konsullatë, por këto janë të rralla, dhe emigrantët shqiptarë kanë paguar aq sa ta meritojnë një telefonatë nga konsullata për t’u lajmëruar në këto raste.

Shqiptari i Italisë

 

Projekti i studios austriake fitues i kompleksit të Kuvendit të Shqipërisë

“Prima noi”, “basta immigrati”. La Lega Nord spiega come vincere le elezioni