in

Ne nentor nis hipotekimi i apartamenteve ne Tirane

Me ne fund u njihet titulli i pronësisë mijera familjeve.  E deklaroi sot kryebashkiaku Lulzim Basha, duke premtuar se ky proces do të finalizohet shumë shpejt. Për përmbushjen e këtij objektivi, Kryetari i Bashkisë, Basha, nënshkroi nje memorandum bashkëpunimi me Ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi dhe ministrin e Drejtësisë, Eduart Halimi.

Tirane, 22 shtator 2011 – Hipotekimi i apartamenteve të qytetarëve të Tiranës, do të nisë jo më vonë se java e dytë e muajit nëntor, deklaroi sot kryebashkiaku Lulzim Basha, duke premtuar se ky proces do të finalizohet shumë shpejt. Për përmbushjen e këtij objektivi, Kryetari i Bashkisë, Basha, nënshkroi nje memorandum bashkëpunimi me Ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi dhe ministrin e Drejtësisë, Eduart Halimi.”Ky proces është shumë i rëndësishëm, i jep fund privimit të padrejtë nga titulli i pronësisë për mijera familje dhe qytetit, nga një shumë prej deri në 700 milionë euro, një shumë kolaterale që përfaqësojnë këto apartamente të pahipotekuara”, tha Basha për mediat.   Ai vuri në dukje se premtimi elektoral do të ishte nënshkruar dhe më parë, por vonesat në tejzgjatjen e procesit elektoral, vonuan procesin. Basha siguroi qytetarët se do të pajisen shumë shpejt me hipoteka dhe se ministritë e linjës, ajo e  Drejtësisë dhe Transporteve do të bëjnë dallimin nga e drejta e banorit që ka blerë pallatin nga përgjegjësitë e ndërtuesit apo konfliktit që mund të ketë ndërtuesi me pronarët e ligjshëm të tokave.

Kryebashkiaku tha se procesi tashmë ka filluar dhe duhet vijuar me përgatitjet për aktet e regjistrimit, por dhe me ministritë përkatëse. Ministri i Puneve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, tha se “ky memorandum do të mundësojë që hipotekimi i pasurisë së mijëra qytetarëve të bëhet në një kohë të shkurtër dhe do të bëjë të mundur zgjidhjen e këtij problemi”. “E drejta e pronësisë dhe siguria juridike mbi apartamentet që qytetari posedon, janë të drejta themelore, të drejta që derivohen në siguri jurike që qeveria duhe t’ua ofrojë qytetarëve përmes një qeverisjeje të mirë. Memorandumi i hap rrugën edhe hartimit të një sërë aktesh ligjore dhe finalizimin e procesit të regjistrimit të banesave”, tha ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi.

Hipotekat e pallateve të reja është çështja më shqetësuese përgjatë një dekade për qytetarët. Bashkia e Tiranës ka ngritur një grup pune për të zhbllokuar procedurat dhe për të arritur në regjistrimin përfundimtar të këtyre pallateve në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Brenda këtij viti, pritet të jetë venë në vijë zgjidhja përfundimtare e çështjes së hipotekave dhe për një kategori personash pritet që ajo të zgjidhet përfundimisht brenda kësaj periudhe.Sipas Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, problemi me hipotekat e pallateve është trashëguar për shkak se Bashkia e Tiranës, ishte ajo ajo që krijonte pengesa në këtë proces, pasi refuzonte dhënien e lejeve të shfrytëzimit, duke bllokuar hapat e mëtejshme drejt regjistrimit të pronës.

Nga ana tjetër, edhe pronarët e këtyre pallateve ishin të painteresuar për të hipotekuar pallatet e tyre, për shkak të zhdëmtimit monetar që duhet të paguanin, duke lënë kështu pa tapi qindra a mijëra banorë të kryeqytetit. Kjo pengesë është tejkaluar prej ligjit për amnistinë fiskale, çka përbën sipas burimeve, një hap të parë të mbarë në drejtimin e regjistrimit. Me faljen e detyrimeve të prapambetura për këtë kategori ndërtuesish është hapur rruga drejt hipotekimit të pallateve dhe dhënies së tapive pronarëve të apartamenteve.

Çelësat e kujtesës së Alfred Mirashit – Milot

Itali. Cdo dhjetë punonjës, një është në të zezë