in

Në Pisa për të festuar pavarësinë e Kosovës duke folur mbi rolin e Shoqërisë civile shqiptare

Të premten, më 17 shkurt, në orën 17.00, Grupi studentor Milosao organizon takimin me temë “Shoqëria civile shqiptare”. Në Campus Praticelli, rruga Giovanni Berghet 40, San Giuliano Terme (Pisa)

4 vjet mbas lindjes së Republikës se Kosovës, Grupi Studentor Shqiptar Milosao, çel aktivitetet e tij me një takim mbi rolin e shoqërisë civile shqiptare. Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të lëvizjes Vetëvendosje, të Aleancës Kuq e Zi, dashamirës dhe studiues të Kombit shqiptar dhe studentët shqiptarë në Pisa. Nisma ka për qëllim afrimin e bashkësisë së emigrantëve në Itali dhe përfshirjen e saj në debatet mbi proceset kombëtare.

Relatorët e këtij takimi do të jenë:
Giovanni Armillotta, albanolog, docent i Fakultetit të Shkencave Politike, Universiteti i Pizës
Liburn Aliu, aktivist i “Lëvizjes Vetëvendosje” si dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Iliada Korçari, aktiviste dhe përfaqësuese studentore e Lëvizjes Vetëvendosje, dega Tiranë
Xherri Hajdarkolaj, përfaqësues i Aleancës Kuq e Zi, dega Toscana
Ledjan Prifti, përfaqësues i Aleancës Kuq e Zi, dega Romë
Adem Aliu, aktivist i shoqatës Vatra Çamëria Prato-Pistoia

Aktiviteti do të pasurohet me një ekspozitë fotografike “Shqipëria dje dhe sot – Jeta e një populli e përjetësuar në art e fotografi” dhe do të shoqërohet me një koktej me pjata të kuzhinës shqiptare.

Ferri pas hekurave të qendrave të identifikimit dhe të dëbimit

Kryqi i Kuq: “Ndihmoni banorët e izoluar nga bora në veri të vendit”