in

Në pritje të zbardhjes së vendimit të Kolegjit Zgjedhor

PD: “Rama të heqë dorë nga presionet ndaj institucioneve”

Nuk vonoi deklarata nga selia e PD-së kundër fjakëve të Ramës

Po të shtunën, Partia Demokratike i kërkoi kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, të heqë dorë nga çdo lloj presioni ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, që buron nga zëri i qytetarëve.

“E dimë që është e pamundur për Edi Ramën të pranojë një rezultat ku ai ka humbur, por rezultati është rezultat”, u shpreh zëdhënësja e PD-së. Sipas saj, Edi Rama vazhdon të jetë i vetmi person, i cili bën presion dhe kërcënon institucionet në një përpjekje për të shkatërruar procesin ligjor, ndërsa përpiqet të errësojë dhe anatemojë vendimin unanim të një institucioni plotësisht jopolitik dhe të pavarur.

Karta e qëndrimit. Ç’dokument duhet të kesh që të mos bësh testin e gjuhës

Essere un immigrato