Më 17 maj në orën 17, në Casa della Memoria e della Storia (Via di San Francesco di Sales 5) Roma zhvillohet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare me temë “Kujtimi i Llazar Fundos, një hero shqiptar”. Në aktivitet, ku do të shpaloset gjerësish figura madhështore e atij që konsiderohet si nja nga “baballarët e Europës së Bashkuar” do të diskutojnë Vera Michelin Salomon – Kryetare e seksionit të Romës e ANED, Prof. Antonello Biagini, pro rektor i Universitetit La Sapienza të Romës, Anna Rosa Iraldo Invernizzi e Shoqatës “Occhio Blu”, Luciana Nardelli Di Leo, në kujtim të Anna Cenerini Bova, e cila u nda nga jeta përpara pak kohësh. Nga Tirana do të jetë e pranishme Nevila Nika, Drejjtoresha e Arkivit htetëror Shqiptar e cila do të flasë mbi figurën e Llazar Fundos në Arkivin e Partisë Komuniste të Tiranës. Në konferencë të pranishmit do të përshëndeten edhe nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Roma, Z. Llesh Kola.