in

Në Romë një kuvend për Zai Fundon

Biografia e Llazar Fundos sipas profesorit Giovanni Falcetta

Llazar Fundo (1899-1944) konsiderohet një prej shqiptarëve që ka dhënë kontributin e tij në ”Manifestin e Vetontenes”, dokumenti i idealeve të para për Evropën e Bashkuar. Ai kishte lindur në Korçë në një familje tregtare me origjinë nga Voskpoja. Shkollën e mesme e kreu në liceun francez në Selanik dhe studimet universitare për jurisprudencë në Paris. Në fillim të viteve “20, ai ishte një nga iniciatorët e shoqatës komuniste ”Bashkimi”, krijuar nga Avni Rustemi. Pas vrasjes së këtij të fundit, Fundo zgjidhet unanimisht kryetar i saj. Më 1924 drejton periodikun ”Bashkimi”. Ishte një ndër themeluesit e parë të Partisë Komuniste Shqiptare.

Në ditët e Revolucionit Demokratik udhëhequr nga peshkopi Fan Noli, (Qershor 1924), Fundo ishte një nga bashkëpunëtorët aktivë së bashku me Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën, Tajar Zavalanin, etj. Ishte 25 vjeç dhe gëzonte respekt të madh.

Pas dështimit të qeverisë së Nolit, Fundo emigroi bashkë me të tjerë. Me sugjerimin e Nolit u nis të studionte në Bashkimin Sovjetik dhe u bë pjesë e grupit komunist shqiptar i quajtur ”Konare”. Më 1933 ndodhet në Berlin bashkë me George Dimitrovin dhe akuzohet se pat urdhëruar vënien e zjarrit Rajhshtagut. Pas shfajësimit nga akuza, bashkë me vajzën që bashkëjetonte, Maria Margaretha Stemmer (e cila kishte siguruar edhe një nga avokatët e mbrojtjes) dhe mikun Dimitrov arratisen në fillim në Paris dhe më pas në Bashkimin Sovjetik.

Gjatë gjithë viteve të gjata të emigrimit të detyruar (1924-1939), Fundo shkruan për gazetën ”Çlirimi Nacional” që drejtohej nga ia vetë së bashku më Fan Nolin, Halim Xhelon etj. Ai ndikoi edhe në organizimin e vullnetarëve shqiptarë që do të shkonin për të luftuar kundër Frankos në mbrojtje të Republikës Spanjolle dhe në organizmin politik ”Fronti Nacional” i krijuar në Paris më 1936. Ndërmjet viteve “20-“30 ishte një ndër bashkëpunëtorët më besnikë të periodikut ”La Federation Balkanique” që botohej në Vjenë në disa gjuhë.

Por, shumë shpejt (në vitet 1937-38) mbeti i zhgënjyer dhe i indinjuar nga diktatura barbare e Stalinit. I marrë në pyetje nga ”Ciska” e Kominternit, ia doli që të shpëtojë falë miqësisë me Dimitrovin dhe u arratis në Francë dhe në vende të tjera evropiane.

Më 1938 Fundo ndërpret çdo lidhje me Partinë Komuniste Shqiptare dhe Kominternin. Pas pushtimit fashist të vendit u kthye në Korçë dhe aty nis propagandën antifashiste. Arrestohet më 1941 nga kuestura dhe policia italiane në Tiranë dhe internohet në Ventotene si kundërshtar i rrezikshëm i regjimit musolinian. Pas kapitullimit të fashizmit, me gjithë mbështetjen vëllazërore dhe miqësore që i dhanë disa socialistë italianë (midis të cilëve Sandro Pertini, që pati një takim të fundit me të në Romë, në gusht 1943) që donin ta bindnin për të qëndruar në Itali për të luftuar me ta fashizmin, ai vendos të kthehet në Shqipëri për të luftuar nazifashizmin përkrah patriotëve. Por kapet nga partizanët e Enver Hoxhës ndërsa ndodhej në Kolezian të Kukësit së bashku me vëllezërit Kryeziu dhe një misionar ushtarak anglez. Pasi u torturua egërsisht, u pushkatua me urdhër të Hoxhës, në moshën 45-vjeçare, në shtator 1944. Vetëm në vitin 1995 eshtrat iu çuan në Korçë.

Himarë, humb Bollano

Aurela Gaçe, sot në Eurovizion