in

Në Sardenjë familja më jetëgjatë: nëntë vëllezër 818 vjet

Familja më jetëgjatë në botë është ajo e vëllezërve Melis në Ogliastra të Sardenjës: më “e vogla” është 78 vjeç, ndërsa motra më e madhe, më 22 gusht mbush 105 vjeç. Mosha e të gjithëve bashkë, vëllezër e motra, arrin në 818 vjet e 205 ditë dhe meriton rekordin Guinness

Romë, 21 gusht 2012 – Mafalda Melis ka mbushur 78 vjeç dhe është “adoleshentja” e familjes, motra më e madhe nesër mbush plot 105 vjet jetë. Janë nëntë vëllezër e motra të familjes Melis në fshatin Perdasdefogu të Ogliastras, mosha e të gjithëve bashkë, më 1 qershor 2012, kap shifrën 818 vjet e 205 ditë, ndaj organizata ‘Guinness Ëorld Records’ u ka njohur rekordin e familjes më jetëgjatë të planetit.

Më e madhja në moshë e familjes është Consolata, nesër mbush plot 105 vjeç. Ka nëntë fëmijë, 24  nipër e 25 stërnipër, madje pret të bëhet stër-stërgjyshe për të katërtën herë..

Motra e dytë është Claudina, 99 vjeçe, që çdo mëngjes ngrihet herët e shkon në kishë. Pas saj vjen Maria që ka mbushur 97 vjeç dhe që është e vetmja që ka ca probleme të vogla shëndetësore. Antonio ka lindur në vitin 1919 (93 vjeç) dhe vazhdon të shkojë për dru. Është dy vjet më e vogël se ai Concetta, që sapo ka hyrë te të nëntëdhjetat. Adolfo është djali i gjashtë i shtëpisë, 89 vjeç, vazhdon e punon edhe sot e kësaj dite pas banakut të lokalit ndërsa në kohën e lirë kujdeset për vreshtin. Vitale, 86 vjeç shkon poshtë e lart në fshat për të bërë pazarin. Nuk jetojnë më në fshatin e lindjes dy “të vegjlit” e familjes, por janë transferuar në Cagliari: Vitalia, që mbush 81 vjeç në tetor dhe Mafalda që 78 vjetët e parë të saj i festoi më 16 qershor.

Po të marrësh në konsideratë edhe bijtë, nipërit e mbesat, stërnipërit (pa bashkëshortët që mund të kenë shumë prej tyre) familja ka rreth 150 pjesëtarë e megjithatë klani i Melis-ajve është në rrezik sepse meshkujt e brezit më të fundit janë vetëm dy, nga të cilët njëri ende nuk është martuar.

Pas tetë vjetëve kërkim kapet në Shqipëri dhe ekstradohet i dënuari nga gjykata e Parmës

Syzat, objekti që më shpesh harrojmë në plazh