in

Pas tetë vjetëve kërkim kapet në Shqipëri dhe ekstradohet i dënuari nga gjykata e Parmës

Në vitin 2005, Andi Agasi 39 vjeç, i ka shpëtuar arrestimit për trafik droge duke shkuar në Shqipëri. Është kapur në Durrës dhe është ekstraduar më 15 gusht në Itali ku duhet të vuajë dënimin me tetë vjet burg

Romë, 21 gusht 2012 – Është kapur dhe është mbyllur më në fund në burg pas tetë vetëve në kërkim Andi Agasi, 39 vjeçar nga Durrësi. Është kapur pikërisht në vendlindje falë një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga gjykata e Parmës.

Emri i Andi Agasit u bë i njohur për forcat e rendit në vitin 2005 në një operacion kundër trafikut të drogës në Parma, por ai i kishte shpëtuar arrestimit pasi ishte larguar nga Italia drejt Shqipërisë ku kishin humbur gjurmët e tij. Gjatë hetimeve, të nisura që në vitin 2004, kishte dalë në dritë se një organizatë kriminale e përbërë nga shqiptarë e italianë i dedikohej trafiut të drogës. Arrestimet e para, dy shqiptarë me 1 kg kokainë në qershor 2004 e pas tyre identifikohen edhe pjesëtarë të tjerë të bandës, që arrestohen në shtator të të njëjtit vit, me përjashtim të Agasit që arrin t’ia mbathë në Shqipëri.

Autoritetet gjyqësore të parmës, më datë 11.07.2005, kanë lëshuar në ngarkim të tij urdhrin e arrestit për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” në bashkëpunim, për të cilën e  kanë dënuar ndërkohë me 8 vjet burg.

Për këtë arsye ai u arrestua më në fund në Durrës më 20 prill të këtij viti dhe u ekstradua në Romë më 15 gusht.

 

“Volevamo dargli una lezione”, e massacrano l’immigrato

Në Sardenjë familja më jetëgjatë: nëntë vëllezër 818 vjet