in

Në spital të Barit një nga ish të burgosurit politikë që i vuri flakën vetes

Dy ish të burgosurit e flijuar dërgohen njëri në Itali e tjetri në Greqi. Kryetari i socialistëve Rama falënderon autoritetet e vendeve fqinje për gatishmërinë

Romë, 12 tetor 2012 – Po shtrohet në poliklinikën e Barit për të marrë mjekim të specializuar një nga ish të dënuarit politikë që këto ditët e fundit i ka vënë flakën vetes. Është fjala për 47-vjeçarin Lirak Bejko që po sillet me një avion ambulancë që është çuar në Tiranë nga Italia.

Ndërkaq, Gjergj Ndreca 61 vjeç që i vuri flakën vetes pesë ditë më parë, gjithnjë gjatë të njëjtës grevë urije që ish të burgosurit politikë po bëjnë për të protestuar ndaj qeverisë për mos dhënien e kompensimeve, ka lënë në orët e para të mëngjesit të së premtes, repartin e djegieve në QSUT dhe është nisur drejt Greqisë për një shërbim me të specializuar në trajtimin e djegieve në një spital të Athinës.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka falenderuar autoritetet italiane dhe greke për gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në kurimin e Gjergj Ndrecës dhe Lirak Bejkos. Mes të tjerash në komunikatën e PS-së thuhet që“Edi Rama falenderon në mënyrë të posaçme guvernatorin e rajonit të Puglia-s Nichi Vendola, administratën e tij dhe ambasadorin italian në Tiranë Massimo Gaiani, i cili me humanizëm të spikatur mundësoi kapërcimin në kohë optimale të të gjitha barrierave burokratike”.

 

 

Premio Melograno 2012 alla convivenza tra culture al femminile

Compio 18 anni. Posso rinnovare il mio permesso per motivi familiari?