in

Neonazistët Blood & Honour marshojnë në Romë

Predikojnë racizmin dhe mbështeten te idetë e Hitlerit. Më 28 tetor mitingu i parë italian, i organizuar nga skinhead të kryeqytetit

Romë, 12 shtator 2011 – Muzikë dhe angazhim politik në shërbim të ideologjive raciste. Lëvizja Blood & Honour, e themeluar në Angli por tashmë e kthyer në një rrjet ndërkombëtar, ka identitetin e vet të shkruar në emër, përkthim i saktë i “Blut und Ehre” që ishte motoja e rinisë hitleriane.

E mbyllur vite më parë në Gjermani për veprimtarinë e saj armiqësore, “e mbikëqyrur speciale” në Britaninë e Madhe për lidhjet e saj me huliganët dhe për aksionet kundër imigrantëve të grupit neo-nazist C18, tashmë lëvizja zbarkon edhe në Itali. Më 28 tetor, përvjetor i marshimit fashist në Romë, do të mbahet pikërisht në kryeqytetin italian mitingu i parë i Blood & Honour trengjyrësh.

Mes kryqesh të thyera çeltike, parulla kundër imigrantëve, krahëhapur dhe me këngë që himnizojnë supremacinë ariane, evenimenti do të organizohet në Casa Italia Colleverde, në rrugën Monte Bianco, hapësirë e okupuar e administruar nga grupi S.P.Q.R. Skin. Zgjedhje që duket se ka ndarë më dysh të djathtën ekstremiste italiane, pasi Veneto Fronte Skin dhe Casa Pound i qëndrojnë larg kësaj iniciative.

Imigrantët, protagonistët e rinj të kinemasë italiane

Siguria: Mendimi i Vetëm i mediave mbi imigracionin