in

Nga 1 janari, jashtë qarkullimit qeset plastike

Nga 1 janari qeset plastike nuk mund të prodhohen e të shiten më. E kënaqur WWF, sipas të cilës Italia konsumon çdo vit 24 miliardë qese të tilla

24 dhjetor 2010 – Për të luftuar ndotjen e mjedisit, Italia ndalon përdorimin e qeseve plastike të cilat nga një janari i vitit të ardhshëm nuk mund të prodhohen dhe shiten më.

Dyqanet dhe supermarketet do të mbarojnë rezervat por më pas duhet të gjejnë një alternativë. Do të kalohet në qeset prej letre ose pambuku që mund të përdoren disa herë, por ekzistojnë dhe qeset që dekompozohen shpejt pa ndotur mjedisin. Qeset plastike jo vetëm që nevojisin një kohë e gjatë për t’u dekompozuar, por mbysin zogjtë dhe peshqit që i ngatërrojnë me ushqimin, e kur digjen krijojnë tymra të dëmshëm.

Të kënaqura shoqatat në mbrojtje të mjedisit si WWF, sipas të cilës në Itali çdo vit konsumohen 24 miliardë qese.

Shumë më pak entuziaste janë ndërmarrjet që prodhojnë qeset, të cilat vënë në dukje se janë në rrezik mijëra vende pune. Sipas tyre prodhimi i qeseve ekologjike është akoma shumë i pakët për të plotësuar të gjitha kërkesat, gjë që do të rrisë akoma ma shumë kostot.

Nis Festivali 49-të i këngës në RTSh

Vështirësohet provimi teorik i patentës italiane