in

Nga viti 2012 shqiptarët do të deklarojnë të ardhurat

Tiranë, 15 mars 2011 – Deklarimi i pasurisë duke filluar nga viti 2012 nuk do të jetë më detyrim vetëm për deputetët, ministrat dhe zyrtarët e lartë të shtetit në Shqipëri. Këtë deklarim do të duhet ta bëjnë të gjithë qytetarët shqiptarë.

Deklarimi i të ardhurave personale, një dokument, do të shërbejë më pas për të verifikuar nivelin e taksave që qytetarët kanë paguar në raport me të ardhurat e tyre. Të gjithë qytetarëve, që kanë paguar më shumë taksa se niveli i të ardhurave që kanë, shteti do t’u rikthejë vlerën e tepërt. Sipas ATSh-së, që nga fillimi i këtij viti, kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore, të cilat i detyrojnë individët, ashtu si bizneset, të bëjnë deklarimin vjetor të të ardhurave.

Ndryshimet në ligjin e tatimit mbi të ardhurat parashikojnë që, duke filluar nga viti 2012, qytetarët të bëjnë deklarim të të ardhurave dhe të shpenzimeve vjetore, shoqëruar me faturat që vërtetojnë shpenzimet. Ndërsa do të duhet të vetëdeklarojnë të gjitha të ardhurat e tyre nga çdo burim i mundshëm, si shpenzime që do të mbahen parasysh për llogaritjen e të ardhurave të tatueshme do të njihen ato për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, shpenzimet për mjekim, apo dhe shpenzimet për interesat e kredive të marra për shkollim. Diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve të njohura, do të tatohet me 10%.

Ligji i ri nuk ndryshon skemën e tatimit në burim, që do të vazhdojë t’u mbahet individëve nga pagat apo të ardhurat e tjera, por parashikon një rivlerësim që do të bëhet pas deklarimit.

Nëse nga deklarata rezulton se individi ka të ardhura të tatueshme më të larta nga ato që i janë mbajtur në burim, duhet të paguajë diferencën. Nëse të ardhurat e tatueshme janë më të ulëta, ai duhet të rimbursohet nga autoritetet tatimore.

Pesë artistë për pavionin shqiptar të Bienales së Venecias

Saimir Pirgu. Eliksiri i suksesit