in

Ngrihet në Romë instituti i studimeve humanistike “Pjetër Bogdani”

Instituti ngrihet me iniciativën e ambasadorit të Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, dhe me përkrahjen e Ambasadorit të Shqipërisë Llesh Kola. Kryetar zgjidhet dr. Edmond Çali, lektor në universitetin Oriental të Napolit

Romë, 31 maj 2012 – Me iniciativën e ambasadorit të Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, dhe me mbështetjen e Ambasadorit të Shqipërisë Llesh Kola, ngrihet në Romë Instituti Humanistik “Pjetër Bogdani” në formën e një shoqate pa qëllim fitimi (Onlus).

‘Qëllimi i funksionimit të këtij instituti humanistik në Itali dhe më gjërë, është promovimi dhe përfaqësimi i kulturës iliro-arbëresh-shqiptare, si pjesë e pandashme e kulturës evropiane, përmes aktiviteteve socio-shkencore, përmes projekteve të realizuara në bashkëpunim me institucionet shkencore, publike dhe private” lexohet në komunikatën e lëshuar nga ambasada e Kosovës në Itali.

Instituti do të nisë prezantimin dhe njohjen e tij me institucionet simotra, si dhe do të vizitojë qendrat universitare, për fillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe serinë e aktiviteteve të tij, të cilat do të kenë gjithnjë mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës.
Grupi fillestar organizues përbëhet nga: Dr. Edmond Çali, lektor i gjuhës shqipe në Universitetin Oriental të Napolit, Profesor Italo Costante Fortino, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin Oriental të Napolit, Prof. Luca Micheletta, historian dhe profesor në Universitetin “Sapienza” të Romës, Ledia Mirakaj, avokate, Rossella Fabiani, arkeologe dhe gazetare, Kujtime Boshtrakaj Camaj, arkeologe, Enrico Singeri, gazetar, korrespodent i të përditshmes “La Stampa”, Sandro Margaroli, sipërmarrës Italian, Attilio Vaccaro, profesor në universitetin e Cosenza-s, prof. Anna Di Lellio, atë David Gjugja, drejtues i seksionit në gjuhën shqipe në Radio vatikane, Vito Gritani, ekspert diplomatik, mik i Kosovës.

Kryetar i Institutit Humanistik “Pjetër Bogdani” u zgjodh dr. Edmond Çali. Në bazë të statutit të institutit, Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Romë do të jenë Presidentët e Nderit të tij. “Si veprimtari e parë e institutit mendohet të jetë prezantimi dhe diskutimi i librit të profesoreshës Anna Di Lellio-s “The Battle of Kosovo 1389: An Albanian Epic”, që trajton në mënyrë shkencore folklorin shqiptar për betejën e Kosovës. – Thotë për shqiptariiitalise.com – Folklori shqiptar e ka trajtuar këtë temë në shekuj dhe në të gjithë brezat, ashtu si të gjithë popujt e Ballkanit”.

Kërcënon të vrasë veten nëse nuk e paguajnë

Tërmeti në Emilia. Vdekje e dëme pa fund