in

Nikoll Rama, shqiptari i parë që kalon kufirin pa vizë

Tiranë, 15 dhjetor – Nikoll Rama, 64 vjeç nga Shkodra është personi i parë që kaloi kufirin shqiptar drejt Greqisë nga pika e kalimit kufitar në Kakavijë, duke përfituar nga liberalizimi i vizave për vendet e hapësirës Schengen.

I emocionuar, Rama i tha korrespondentit të ATSH-në në mesnatën e kaluar në Kakavijë se, do të shkojë për herë të parë në Athinë për t’u takuar me vajzën e tij. “Jam shumë i emocionuar që po kaloj kufirin pa vizë”, tha 64-vjeçari Rama.

Edhe Porti i Durrësit i hapi mbrëmë 12 sportelet e pikës së kalimit kufitar në portin e Durrësit për qytetarët që duke lëvizur pa viza të mbërrijnë në vendet e hapësirës Shengen sot në ditën e parë të përcaktuar nga BE.

Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e policisë së kufirit dhe migracionit, bënë të ditur për ATSH-në se nga Durrësi u nisën para mesnatës tre tragete drejt Barit (Itali), të cilët kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në Itali.

Ministri Basha shoqëron 50 turistë shqiptarë në Europë, në udhëtimin e tyre të parë pa viza

Në pranga Soddu, sipërmarrësi i fshehtë i Star Airways