in

Nis festivali i 51-të i Këngës në RTSH

Ky edicion i festivalit përkon me 40 vjetorin e Festivalit të 11-të, i njohur për dënimet që solli në kohën e diktaturës, ndaj përveç 26 këngëve që janë në garë, do të interpretohen edhe këngë nga Festivali i 11-të, disa të interpretuara nga artistët që i kanë kënduar për herë të parë e disa të tjera nga artistë të rinj

Tiranë, 21 dhjetor 2012 -Për tre netë, në Pallatin e Kongereseve, po zhvillohet festivali i 51-të i këngës në RTSH, ngjarja kryesore muzikore e vitit. Festivali realizohet nën drejtimin artistik të Shpëtim Saraçit dhe me një orkestër gjigande të përbërë nga orkestra simfonike e RTSH dhe orkestrina muzikore. 

Regjia e festivalit u është besuar dy regjisorëve të mirënjohur nga Kosova, Agron Vulaj dhe Astrit Idrizi, ndërsa prezantimi figura të njohura të ekranit, Floriana Garo dhe Enkel Demi.

Skenari mban firmën e Engjëll Ndocajt dhe Edi Ogës. Në skenën e ideuar nga Adnand Kastrati, këngëtarë të vjetër dhe të rinj po prezantojnë 26 këngë të reja të cilat janë në garë, jo vetëm për çmimin e parë, por edhe për performancën në Eurovizion.

Prezantuesit Floriana Garo dhe Enkel Demi
Ky edicion i festivalit përkon me 40 vjetorin e Festivalit të 11-të, i njohur për dënimet që solli në kohën e diktaturës, ndaj organizatorët kanë menduar që ky edicioni të jetë një homazh për atë çka ndodhi në vitin 1972. Gjatë tre netëve të festivalit, përveç 26 këngëve që janë në garë, do të interpretohen edhe këngë nga Festivali i 11-të, disa të interpretuara nga artistët që i kanë kënduar për herë të parë e disa të tjera nga artistë të rinj.

Nga 13 këngët konkurruese të natës së parë të festivalit të 51 të këngës në RTSH, vetëm 9 prej tyre do të vazhdojnë në natën finale. Këngëtarët e përzgjedhur nga juria për në natën finale do të jenë Selami Kolonja, Rosela Gjylbegu, Kejsi Tola, Vesa Luma, Dr.Flori & Fabian Basha, Merland Kademi, Rezarta Smaja, Ardian Bujupi dhe Xhejn dhe Enxhi Kumrija. 


Gjithashtu dhe në natën e dytë të festivalit që do të mbahet sot në Pallatin e Kongreseve do të konkurojnë 13 këngë prej të cilave do të zgjidhen vetëm 9 për në natën finale. Dhe në datën 22 dhjetor, kur do të mbahet nata finale do të jenë në konkurim për çmimet e mëdha 18 këngë.

Ali Darwish:”Vi racconto l’islam italiano su YouTube”

Arrivano badanti e babysitter di condominio