in

Nis sot Rally Albania 2011

Nis sot një nga veprimtaritë më të rëndësishme të  “Motorclub Sport Albania”. Garat emocionuese të motorëve dhe makinave “Rally Albania” rikthehen në Shqipëri për të 6-tin vit radhazi.

Tiranë, 5 qershor 2011 – Në Shqipëri hapet sot “Rally Albania 2011”, që do të zgjasë deri më 11 qershor, me pjesëmarrjen e mbi 300 garuesve nga 20 shtete të botës, ndër të cilët vetëm 4 janë shqiptarë.

Gjithçka fillon me një ceremoni të organizuar në sheshin “Nënë Tereza”. Në këto gara pjesëmarrësit do të përshkojnë 1.500 kilometra. Fazat e garës janë 6, nga Shqipëria e Mesme në Veri dhe më pas në Jug. Tiranë-Tropojë, Tropojë-Valbonë, Tropojë-Vlorë. Vlorë-Himarë-Vlorë, Vlorë-Tiranë, Tiranë-Tiranë (finish) do të jenë etapat e kësaj gare, që përveç dueleve sportive, pritet të dhurojë dhe pamje spektakolare të relievit malor dhe bregdetar shqiptar.
Etapa e parë do të ketë një gjatësi prej 310 km dhe do të startojë në kryeqytet për të përfunduar në Tropojë. Etapa e dytë është programuar të realizohet në terrenet e vështira malore të vendit tonë, duke nisur dhe përfunduar në Tropojë me një gjatësi prej 130 km. Etapa e tretë është dhe etapa më e gjatë, 410 km, e cila do të nisë në Tropojë dhe ka si pikë përfundimtare qytetin bregdetar të Vlorës. Etapa pasardhëse, 110 km do të zhvillohet në pjesën jug-perëndimore të Shqipërisë me nisje dhe përfundim në Vlorë. Etapa e gjashtë është dhe etapa e kthimit në kryeqytet dhe ka një gjatësi prej 320 km. Etapa finale do të jetë tërësisht e Shqipërisë së mesme me nisje dhe përfundim në kryeqytet duke kurorëzuar edhe fituesin.

Sipas organizatores Julia Dhame, “këtë herë ky aktivitet ka kapërcyer gjithë pritshmëritë tona duke ngjallur interesin e garuesve nga Australia në Gjermani, Çeki, Itali, Greqi, Bullgari, Turqi, Slloveni, Sllovaki, Zvicër, Austri, Angli, Holandë dhe një seri vendesh të tjera”.
Sipas saj, këtë vit, Falë eksperiencës së mbledhur në vite dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, do të ketë shumë të papritura dhe ndryshime për ta sjellë më emocionues këtë aktivitet në sytë e sportdashësit. Really Albania do të jetë një udhëtim i veçantë në zbulim të dimensionit human dhe sportiv të Shqipërisë”. Qëllimi i “Rally Albania” është jo vetëm sport. Ashtu si në vitet e kaluara, edhe këtë vit drejtuesit kanë synuar që mes të tjerave të promovojnë edhe turizmin në Shqipëri.

DIANA KAPO{br}“Partia ime demokratike”

Aksident rrugor në Massa Carrara. Vdes një e re, plagosen dy të tjerë