Bashkë me një rumun, kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë dhe kanë zbritur me litarë
Sipas policisë së burgjeve, dy të arratisurt kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë së tyre dhe me anë të një litari kanë zbritur në oborr të burgut. Më pas, kanë kapërcyer murin rrethuesnë një pikë ku nuk ka pasur roje dhe kanë dalë në rrugë.
Ka nisur menjëherë kërkimi i tyre qoftë në Romë, qoftë në bregdetin lacial.
Pikërisht dje, policia shqiptare ekstradoi për në Itali, Ylli Ndoin, një prej tre të arratisurve pranverën e shkuar nga burgu i Vogheras.