in

Një urë mbi Adriatik

Rektori i Libera Facoltà di Scienze Turistiche, Prof. Pietro Farina, bën të ditur se ditën e enjte, më  24 shkurt në orën 10.30, pranë Dhomës së Tregtisë së Casertës do të zhvillohet takimi kulturor me titullin “Un ponte sull’Adriatico” (Një urë mbi Adriatik) mbi mundësitë dhe projektet turistike mes Italisë dhe Shqipërisë. Objektivi është konsolidimi i lidhjeve kulturore me Shqipërinë, një vend gjithnjë e më i dashur për popullin italian. Në këtë takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e institucioneve do të marrin pjesë dhe zëvendësministrja shqiptare e kulturës Znj. Dr. Nora Malaj, Rektori i Universitetit Shtetëror të Shkodrës Luigi Gurakuqi Prof. Artan Haxhi, Zv. Rektori i këtij Universiteti Prof. Fatmir Vadahi, Dekania e Fakultetit Ekonomik të Universitetit Prof. Arjeta Troshani, Drejtori i Departamentit të Turizmit Drita Kruja dhe e la Dr. Belma Çela nga Shkodra, një sipërmarrëse e njohur në sektorin e turizmit dhe hotelerisë.

Gjakmarrjet shqiptare në Berlinale

Edhe të pamartuarit mund të adoptojnë