in

Njëzet vjet partneritet Shqipëri-ShBA

Projektet e përbashkëta të partneritetit

Me qindra janë projektet e mbështetura nga USAID për Shqipërinë gati në të gjitha fushat. Partneritet nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së për modernizimin e ushtrisë shqiptare, reforma, stërvitje të përbashkëta dhe në kuadër të partneritetit për paqe.

Po ashtu, në fushën ekonomike për mbështetjen e konkurrencës së ndërmarrjeve private, sektorin financiar apo edhe atë bujqësor.

Në fushën e demokracisë dhe qeverisjes së mirë, USAID ka mbështetur fuqimisht projektet në mbështetje të proceseve zgjedhore, zhvillimin bashkiak por edhe ndihmë e asistencë direkte për institucionet dhe proceset demokratike në vend.

Në fushën e kuadrit ligjor, USAID ka mbështetur përmirësimin e eksesit ndaj drejtësisë, forcimin e shtetit ligjor por edhe kontribut të rëndësishëm në reformën gjyqësore, rolin mbikëqyrës të shoqërisë civile dhe mbështetje për arsimimin juridik.

Në shëndetësi, USAID ka mbështetur projekte dhe reforma në kujdesin parësor, shëndetin riprodhues të grave, por edhe ndihma emergjente ushqimore dhe mjekësore që nga viti 1992, e së fundmi në ngritjen e Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë.

USAID ka pasur një rol të veçantë në iniciativat e veçanta, në planifikimin kombëtar të territorit, në krijimin e njësive të përbashkëta hetimore, licencimin e biznesit, në administratën tatimore, riformimin e Korpusit të Paqes në Shqipëri, etj. (ATSh)

 

Greqia e shqetësuar për Censusin në Shqipëri

Ndërron jetë Ramiz Alia, i fundit president komunist i Shqipërisë