in

Greqia e shqetësuar për Censusin në Shqipëri

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke Grigori Delavekuras: “Minoriteti grek nuk ka besim ndaj shtetit shqiptar”

Tiranë, 6 tetor 2011 – Qeveria greke ka reaguar sot ndaj regjistrimit të popullsisë në Shqipëri. Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Grigori Delavekuras ka thënë se vendimi i pakicës greke në Shqipëri, për të abstenuar procesin e regjistrimit të popullsisë, tregon mungesë serioze të besimit të minoriteteve ndaj shtetit shqiptar.

Sipas tij, “regjistrimi duhet të shërbejë si një mjet për funksionimin më të mirë të administratës publike shqiptare për qytetarët dhe për të ruajtur dhe mbrojtur të drejtat e pakicave që jetojnë në vend” dhe “vendimi i përfaqësuesve të përfaqësuesve të minoritetit, përfshirë minoritetin etnik grek për t`u bërë thirrje pjesëtarëve të tyre për bojkot, në shenjë proteste se nuk garantohet respektimi i të drejtës së vetëpërcaktimit të lirë, tregon mungesë besimi të minoritetit ndaj shtetit shqiptar” dhe kjo duhet “të trajtohet menjëherë vetë qeveria shqiptare”.

Sette anni fuoricorso

Njëzet vjet partneritet Shqipëri-ShBA