in

Novara Calcio blen 19 vjeçarin Pajtim Kasami

Romë, 23 qershor 2011 – Klubi i Novara Calcio duket se ka arritur një marrëveshje për blerjen e Pajtim Kasamit, një ndër protagonistët e skuadrës zvicerane under 17 që në vitin 2009 fitoi Kampionatin Botëror. Tanimë mungon vetëm prezantimi i tij zyrtar nga klubi, bëjnë të ditur mediat sportive.

Pajtim Kasami ka lindur në Strugë më 2 qershor të vitit 1992, e prej shumë vjetësh në është transferuar në  Zvicër. Futbolli ka hyrë shumë shpejt në jetën e tij, ka filluar të stërvitet që në moshën pesë vjeçare. Talenti i tij, i bashkuar me një fizik shume te fuqishëm, ka bërë që meg jithë moshën e re, Pajtim  Kasami ishte një prej lojtarëve më të lakmuar. Ka luajtur në skuadrën e të rinjve të Liverpulit e më pas klubi i Lacios. Ky i fundit e pati angazhuar dy vjet më parë, por për shkak të një problemi kontrate Kasami nuk arriti të zbresë asnjëherë në fushën e gjelbër.

Në vitin 2010 lojtari me origjinë shqiptare u ble nga klubi i Palermos ku luajti 14 ndeshje. Me sa dihet Novara Calcio ka nënshkruar një marrëveshje për ta pasur Pajtim Kasamin në bashkëpronësi me Palermon.

 

 

KQZ numëron. Basha vazhdon të kryesojë

Imigracioni dhe pensionet. Italia ka vetëm leverdi