in

Imigracioni dhe pensionet. Italia ka vetëm leverdi

Sipas Inps, sot ka 71 pensionistë për çdo 100 punonjës. Por nëse llogariten vetëm shtetasit e huaj, proporcioni është 4 me 100, një fat i madh për sistemin e pensioneve.

Romë – 23 qershor 2011 – Demografia është armiku i financave publike italiane. Me plakjen e popullatës dhe rëndimin e situatës së  punësimit për shkak të krizës ekonomike, rritet gjithnjë e më shumë shpenzimi për pensionet dhe është gjithnjë e më i vështirë të kompensohen ato me kontributet e derdhura nga punonjësit aktivë.

Këtë e konfirmon edhe raporti mbi pensionet, i botuar ditën e martë nga Instituti i Statistikave.

Istat shkruan se “nëse vihen në raport numri i  pensionistëve me atë të punonjësve aktivë, në vitin 2009 në Italia ka 71 pensionistët për çdo 100 punonjës. Në periudhën mes viteve 2001 dhe 2006 raporti i varësisë ka rënë, duke shkuar nga 74 në 70 pensionistët për çdo 100 të punësuar. Më pas ai ka mbetur i pandryshuar në dy vjetët e mëpasshëm dhe është rritur lehtë gjatë vitit 2009”.

Por, nëse marrim parasysh raportin ndërmjet punonjësve dhe pensionistëve, duke marrë llogaritur vetëm imigrantët, tabloja ndryshon. E bëhet shumë më e këndshme (për Inps-in).

Istat jep vetëm një shifër të përgjithshme, pa bërë dallim midis italianëve dhe të huajve. Për të krijuar një ide se si janë në të vërtetë gjërat, mjafton t’i hidhet një sy “Raportit mbi punëtorët imigrantë” të botuar përpara një jave nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Dossier Statistikor për Imigrantët Caritas/Migrantes.

Në këtë studim është llogaritur se mes të huajve në Itali pensionistët janë rreth 110 000, kundrejt 2,7 milionë punëtorët e regjistruar në arkivat Inps. Pra vetëm 4 pensionistët për çdo 100 të punësuar, një oaz lumturie në krahasim me në krahasim me gjendjen e rëndë të pasqyruar përpara dy ditësh nga Istat. Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese për arkën e shtetit, nëse nga kjo llogaritje zbritet shuma që ka të bëjë me imigrantët.

Është pikërisht vetë Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore (Inps) që në raportin e tij nxjerr konkluzionin se imigrantët janë “përdorues të paktë dhe kontribuues të rëndësishme në kuadrin e sistemit të sigurimeve shoqërore.” Me fjalë të tjera derdhin më shumë kontribute se sa marrin. Shumë më tepër. Kush do të jetë aq dritëshkurtër dhe i keq i vetes që do t’i çojë fòra di ball?

Elvio Pasca

Lexo edhe: Rreth 8 mijë shqiptarë marrin pension në Itali

 

 

Novara Calcio blen 19 vjeçarin Pajtim Kasami

Regjistrimi i popullsisë. Aleanca Kuq e Zi dorëzon peticionin