in

“O sa mirë me qenë shqiptar”, slogani mbi autobusin e kuqezinjve në Francë

Siç pritej, slogani që më shumë është votuar nga  publiku për t’u shtypur në autobusin zyrtar të përfaqësueses kuqezi në Euro Francë 2016, është “O sa mirë me qenë shqiptar”. Është ky slogani fitues i konkursit “Be There With Hyundai” për skuadrën shqiptare, apo slogani që më shumë është propozuar nga sportdashësit për t’u shprehur mbështetjen e për të motivuar kuqezinjtë!
Kjo është motoja e grupimit më të madh mbështetës të kombëtares, Tifozëve Kuq e Zi, të cilët prej themelimit në vitin 2003, ndjekin Kombëtaren në të gjitha ndeshjet e saj në shtëpi dhe kudo në Europë. Nga fillimi i qershorit do të jetë e pranishme edhe në çdo udhëtim të kuqezinjve në Francë, për t’u kujtuar në çdo çast mbështetjen e pakursyer të bashkëkombësve.
Në fazën finale të Evropianit 2016, kombëtarja e Shqipërisë gjendet në Grupin A, së bashku me vendin organizator, Francën, kombëtaren e Rumanisë dhe atë të Zvicrës.
Ndaj kësaj të fundit do të jetë më 11 qershor edhe ndeshja e parë e kuqezinjve, ndeshje që do të ketë pak shijen e një “derby” pasi në fushën e gjelbër mund të zbresin deri 17 lojtarë shqiptarë.

 

Thernin dele në oborr të shtëpisë. Paditen dy shqiptarë në Rovigo

Volontariato. Ultimi giorni per iscriversi agli elenchi del 5 per mille