in

Oetzi, njeriu i Akullnajave, prezantohet në shqip

Muzeu arkeologjik i Alto Adige-s, ku ndodhet edhe mumja e Njeriut të Epokës së Akullnajave, organizon të dielën më 19 shtator, në orën 15.00, një vizitë të udhëhequr në gjuhën shqipe

Bolzano 15 shtator 2010 –Muzeu arkeologjik i Alto Adige-s ka ndërmarrë një iniciativë të re për promovimin e kulturave të ndryshme të pranishme në territor. Takimi i parë, që do të zhvillohet të dielën më 19 shtator, u dedikohet vizitorëve shqiptarëve që, me rreth 12 mijë të pranishëm në Trentino Alto Adige, përbën komunitetin më të madh të të huajve. museo alto adige

Gjatë Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu Arkeologjik u ka hapur dyert personave me prejardhje nga e gjithë bota, duke ofruar vizita të udhëhequra në gjuhë të ndryshme. E njëjta nismë ndërmerret sërish, me një sërë vizitash të udhëhequra. Takimi i parë është caktuar për të dielën më 19 shtator, në orën 15.00, dhe ciceroni do të shpjegojë në gjuhën shqipe.

Në vizitë do të mund të marrin pjesë 20 vetë për grup dhe prenotimi mund të bëhet drejtpërdrejt në muze. Në muze hyhet falas, porse kostoja e vizitës së udhëhequr në gjuhën shqipe është 2,50 euro për person. Padyshim, kureshtia më e madhe për vizitorët e këtij muzeu është Oetzi, njeriu i epokës së Akullnajave.
Muzeu arkeologjik i Alto Adige-s do të organizojë më pas vizita të ngjashme në gjuhë të tjera.

Për më shumë informacione vizitoni faqet internet të Muzeut Arkeologjik të Alto Adige-s në Bolzano

Arrin im bir, a mund ta regjistroj në shkollë?

Bllokohet programi i lejeve të qëndrimit, zgjaten radhët në sportele