in

“Oltre la finestra-Përtej dritares” për t’i thënë JO dhunës ndaj grave

Senza Veli Sulla Lingua prezanton fushatën e re socialepër sensibilizimin kundër dhunës ndaj grave

Kortometrazhi i aktorit dhe regjisorit të njohur italian Francesco Testi, “Oltre la finestra” eshte fushata e re sociale e shoqatës jofitimprurëse Senza Veli sulla Lingua kundër dhunës ndaj gruas.

Filmi, i frymëzuar nga një histori e vërtetë e njërës prej shumë grave qe shoqata mbron, u prezantua per here te pare ne Sallen Pirelli, ne Pallatin e Krahinës Lombardia të hënën e shkuar më 10 prill nën patronatin e Amnesty International. Testi është Anetar Nderi i shoqates, e cila qe prej krijimit te saj ne vitin 2013 ne Milano ofron ndihmë psikologjike, legale dhe ekonomike kunder çdo lloj forme të dhunës.

Presidentja Ebla Ahmed anglo-italo-jemenita kujton se shoqata bashkëpunon me avokatët dhe psikologët me te mirë ne vend dhe ne te gjitha sportelet e saj, Milano, Roma, Montecatini, Firence dhe Limbiate ve ne dispozicion staf te kualifikuar qe nga Ndermjetesit gjuhësorë e kulturorë te këshilluesit familjarë, psikologët dhe avokatët e saj. Shoqata bashkëpunon dhe me organizatën DUP – Donne Unite per la Prevenzione, nje ekip mjekësh te kualifikuar në rindërtimin e fytyrës së grave që kanë vuajtur dhunën.

Protagonistja e kortometrazhit aktorja spanjolle Lola Manzano, jeton me një ndjenjë ankthi që e shtyn të mendojë mbi situatën në të cilën jeton, nje situatë frike, ankthi dhe dhune qe i vihet ne dukje nga menyra e ecjes se saj, duke çaluar nga dhimbjet qe i shkaktojnë plaget e marra nga nje burrë i dhunshëm. Mendon per çka nuk mundi të bënte për të shpëtuar veten por mbi te gjitha reflekton heshtjen qe gjen jashtë asaj dritares dhe në monologun e saj kerkon te gjejë matanë atij xhami forcën qe ne vetvete nuk arrin te gjejë, forcë e cila eshtë e bindur qe do mund ta ndihmojë per te shpetuar por qe ka një nevoje të pashmangshme për t’u degjuar.

Regjisori nuk ka dashur t’i japë nje fund filmit por ka dashur qe te japë nje mesazh ndryshe, nje pikë thyerjeje permes reflektimit te asaj çka ndodh në mendjen e protagonistes përmes monolugut të saj. “Jam munduar te jap jo vetem një mesazh shprese por edhe t’i bëj thirrje politikës për ligje më të forta në favor të gruas që jeton dhunën, për t’u dhënë mundësi forcave policore të veprojnë shpejt dhe në mënyrë efikase. Shpesh ndodh qe nderhyhet vetem pas disa denoncimesh ose vetem kur eshtë teper vonë per te zgjidhur gjë”.

Kortometrazhi i dedikohet Liliana Mimout, nje vajzë 27-vjeçare qe humbi jeten më 9 prill te vitit te kaluar nga dora e dhunshme e nje djali qe thonte se e donte por qe vetem donte ta posedonte dhe kur e pa qe s’mund ta kishte per vete vendosi t’i jepte fund jetës së saj.

Siç thotë dhe Mauro Coruzzi, në art Platinette, gazetar dhe prezantues radiofonik, i ftuar në prezantimin e filmit: “Kur burrat ta heqin atë gëzhollën e shemtuar ne te cilin mbartin mendimin se gruaja eshtë nje objekt qe u perket e mund te bejnë me te çdo gje qe deshirojnë, deri aty sa të vendosin që t’i heqin te drejten per te jetuar, mendësia do të jetë shumë e veshtirë per t’u ndryshuar”.

Por ne kete detyrë edhe gruaja ka nje rol shumë te madh per te edukuar dhe pergatitur burra me te mirë dhe më mendjehapur për shoqerinë qe na rrethon.

Presidentja Ebla Ahmed është e bindur që po të punohet me artistët dhe po të sillet pranë publikut drama e këtij fenomeni të dhunshëm që çdo ditë mbyt jetën e mijëra grave neper botë, atehere perdja e shpërfilljes do te bjerq, pertej asaj dritareje do te shikohet me qartë dhe dhuna shtepiake do te arrijë te kuptohet dhe denohet si nje fenomen i rëndë dhe problem serioz.

Në botë, ndër 100 gra, 35 vuajnë dhunë ne familje dhe kjo pothuajse gjithmonë ushtrohet nga një mashkull.

Por Ti mos harro, ka gjithmonë një rrugë për të qenë e lirë!
Stop #dhunambigruan!

Marsela Koçi

OLTRE LA FINESTRA ITA TEASER from FRANCESCO TESTI on Vimeo.

Wendy, një italo-shqiptare në The voice of Albania

Shërbimet konsullore në Romë vetëm përmes aplikimit në platformën ShKO