in

Oscar Berti. Një italian në Vlorë për Flamurtarin

Nga fillimi i vitit ai është përgatitës teknik i skuadrës së futbollit të Vlorës

Romë, 18 janar 2012 – Oscar Berti, 32 vjeç, nga fillimi i këtij viti punon si përgatitës atletik i Flamurtarit. Ka mbërritur aty pas një karriere disavjeçare në të njëjtin rol me skuadrën e të rinjve të Hellas Verona.

Për Bertin arritja në skuadrën shqiptare të kategorisë së parë është hap i rëndësishëm në karrierë. “Bëhet realitet ëndrra ime për të qenë përgatitës atletik i një skuadre të rëndësishme. Flamurtari i Vlorës është skuadër e mirë, vitin e shkuar ka irrutur të kualifikohet për preliminaret e Europa League, dhe shpresoj që edhe këtë vit të arrijë rezultate të mira” shprehet ai për të përditshmen italiane ‘L’Arena’.

Në Vlorë, duket se Berti ka futur një frymë të re të Flamurtari duke e bërë më të larmishme stërvitjen e futbollistëve. Fillimisht programi i tij ka qenë paksa lodhës për vlonjatët e pamësuar,  por tashmë po mësohen me “zborin” e italianit.

Oscar Berti është kërkuar me forcë në Klubin vlonjat nga trajneri Muça, ndaj edhe italiani i është shumë mirënjphës për mundësinë që i ka dhënë.

Mund të jetë Shqipëria një trampolinë drejt klubeve më të rëndësishme europiane për Oscar Bertin? “I jam mirënjohës klubit të  Hellas Veronës për bashkëpunimin në katër vitet e fundit. Kam pranuar me kënaqësi ofertën e klubit shqiptar dhe jam shumë i kënaqur që punoj me ta. Sa për Europën, pse jo, e shpresoj. Do të ishte diçka e mrekullueshme” – deklaron ai.

Shkarkimi i Kreshnik Spahiut. Miratohet ngritja e Komisionit hetimor

Costa Concordia. Le testimonianze: “Nessuno sapeva guidare le scialuppe”