in

Paci e Sejko në Edicionin IV të “Demanio Marittimo Km278” të Senigallias

Më 18 korrik në Marzocca të Senigallias do të mbahet edicioni IV i “Demanio Marittimo Km278”, një sërë veprimtarish mbi artin, arkitekturën, kulturat, historinë e gjeografinë që do të gjallërojnë plazhin nga ora 6 e pasdites deri në 6 të mëngjesit. Mes të ftuarve, artisti bashkëkohor Adrian Paci dhe regjisori Roland Sejko që do të prezantojë filmin e tij Anija

“Demanio Marittimo Km 278” kthehet më 18 korrik me edicionin e katërt të veprimtarive që për një dymbëdhjetë orë kthejnë plazhin Marzocca të Senigallias në një arenë kulturore. Me veprimtaritë të ndara në disa seksione si art, arkitekturë, disegn, histori, gjeografi, e me takimet, bisedat, instalacionet, filmat, projekte speciale të dhjetëra protagonistëve, plazhi do të ketë një jetë të re nga mbrëmja në agim.

Adrian Paci
Edicioni i këtij viti do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë edhe bregut tjetër të Adriatikut. Mes protagonistëve rë këtij viti, në fakt, janë edhe artisti bashkëkohor Adrian Paci dhe regjisori Roland Sejko.

Mbi Pacin, ndër artistët bashkëkohorë më të vlerësuar në mbarë botën, që këtë vit përfaqëson Shqipërinë, bashkë me Edi Hilën, në Bienalen e Arkitekturës së Venecias, në mbrëmje do të shfaqet edhe dokumentari i shkruar dhe drejtuar nga Alessandra Galletta, “Adrian Paci. Vite in transito” që përshkruan dy ekspozitat e tij retrospektive me të njëjtin titull, atë të Jeu de Paume të Parisit dhe në PAC të Milanos.

Roland Sejko, gazetar (themelues i Botës Shqiptare) dhe autor i dokumentarëve të suksesshëm “Albania, il paese di fronte” dhe “Anija-La Nave“, do të prezantojë pikërisht këtë të fundit, dokumentar i vlerësuar me çmimin David di Donatello 2013 e ndër pesë finalistët e Nastri d’Argento.

Iniciativa “Demanio Marittimo Km 278”, e veçantë dhe shumë e vlerësuar, është ideuar nga Cristiana Colli e Pippo Ciorra, realizuar nga shoqata “Demanio Marittimo.Km-278” në bashkëpunim me revistën Mappe, MAXXI (Museo delle Arti del XXI secolo), Rajonin Marche dhe Komunën e Senigallias, dhe me mbështetjen e shumë ndërmarrjeve institucionev dhe shoqatave kulturore.  

Conoscere l’Albania. Molto di più di una guida turistica

Cittadinanza italiana. “18 anni… in Comune!” – tutti i passi da fare