in

Padova. Humb jetën në vendin e punës Simon Naska

Tragjedi në Limena të Padovës: për shkak të vapës dhe të flakës oksidrike, 50-vjeçarit i bie infarkt dhe vdes menjëherë

Romë, 14 korrik 2011 – Vapa e këtyre ditëve ka vënë në rrezik edhe jetën e punonjësve që kryejnë punë delikate dhe të vështira. Në Limena, në zonën e Padovës, humbi jetën shqiptari Simon Naska, i lindur në vitin 1961, saldator në firmën Wpi që prodhon tuba të parafabrikuar. Në fund të turnit të punës ai pati një infarkt të rrufeshëm e vdekjeprurës.

Karabinierët që kanë kryer shqyrtimet në vendin e ngjarjes, bëjnë të ditur se vetëm nga autopsia mund të njihet arsyeja e vdekjes së 50-vjeçarit shqiptar, banues në Camerlona, në provincën e  Ravenës. Nuk dihet nëse ai ka pasur probleme të mëparshme apo vdekja është shkaktuar nga vapa e madhe dhe puna në të nxehtë.

Dy aksidente në punë{br}Lëndohen rëndë dy shqiptarë

Katër i Radës, la nave della tragedia, è salva