in

Palermo. Punonjësit manifestojnë kundër zhvendosjes së punës në Shqipëri

Protesta edhe në Palermo kundër shkurtimeve në sektorin e telekomunikacionit dhe zhvendosjes së punës në vende ku punonjësit kushtojnë shumë më pak se në Itali

Romë, 28 maj 2011 – Qindra punonjës manifestuan në Palermo për të protestuar sërish kundër zhendosjes jashtë Italisë të disa shërbimeve. Në shesh edhe përfaqësues të sektorit të telekomunikacioneve, më i godituri nga fenomeni i transferimit të punës jashtë vendit, atje ku kostoja e krahut të punës është shumë më e ulët se në Itali.

”Tunizia, Rumania dhe Shqipëria janë vendet ku më shpesh zhvendoset ngarkesa e punës, atje një punonjës kushton mesatarisht 3-4 euro në orë, kundrejt 12-15 euro që kushton një punonjës në Itali” deklaroi sekretari i përgjithshëm i sektorit të telekomunikacioneve të sindikatës Ugl Stefano Conti. Sipas tij është e nevojshme një ndërhyrje politike në nivel kombëtar tani që janë në rrezik mbi 2 mijë vende pune.

Vetëm pak ditë më parë në Romë u zhvillua një protestë e punonjësve të shoqërisë Teleperformance, e cila planifikon një zhvendosje masive të punës në selitë e saj në Durrës dhe Tiranë.

Lexo edhe: Romë. Qindra punonjës protestojnë kundër zhvendosjes së punës në Shqipëri

Class action në mbështetje të emigrantëve

Dhjetëra delegacione të huaja në Romë për kremtimin e festës së Republikës