in

Papa Benedikti XVI jep dorëheqjen

Lajmërim shokues për mbarë botën katolike i Papës Benedikti XVI: “Largohem sepse më mungojnë forcat”

Romë, 11 shkurt 2013 – Papa Benedikti XVI jep dorëheqjen më 28 shkurt. Lajmin e ka dhënë personalisht vetë Papa, sot në orën 11.44 gjatë koncistorit për kanonizimin e martirëve të Otrantos. “Pasi kam shqyrtuar vazhdimisht ndërgjegjen time përballë Zotit, kam arritur në përfundimin që forcat fizike, për shkak të moshës së shkuar, nuk janë të përshtatshme për të ushtruar në mënyrën e duhur detyrën” është shprehur në latinisht. “Jam i vetëdijshëm që kjo detyrë, për thelbin shpirtëror, duhet mbuluar jo vetëm me vepra e fjalë por edhe me vuajtje e lutje. Megjithatë, në botën e sotme, që ndryshon me shpejtësi dhe është e trazuar nga çështje të rëndësishme për besimin fetar, për të qeverisur barkën e Shën Pietrit dhe për të dhënë Vangjelin, është e nevojshme qoftë forca e shpirtit qoftë ajo e trupit, forcë që në muajt e fundit, është reduktuar tek unë, aq sa duhet të njoh paaftësinë në administrimin e mirë të detyrës që më është besuar”.

“I vetëdijshëm për rëndësinë e aktit tim, me liri të plotë, deklaroj se heq dorë nga detyra e Ipeshkvit të Romës, Pasues i Shën Pietrit, që mua mu besua nga Kardinalët më 19 prill 2005, në mënyrë që, nga 28 shkurti 2013, në orën 20.00, që froni do të jetë bosh e do të nevojitet të thirret Konklava për zgjedhjen e Papës së ri” ka përfunduar Papa lajmërimin e tij që brenda pak minutash ka zënë faqet e para të mediave në mbarë botën.

Lexo edhe:

Joseph Ratzinger u ngjit në fronin e shën Pietrit më 19 prill 2005, pas vdekjes së Papës Gjon Pali II. është Papa i 265-të në historinë e Kishës dhe pontifikati i tij, deri më 28 shkurt 2013 zgjat 2872 ditë.

Dorëheqja e Papës, edhe pse ka ndodhur shumë rrallë, parashikohet nga Kodi i të Drejtës Kanonike. Në historinë e Kishës deri më sot numërohen vetëm katër raste të tilla: Benedikti IX (1 maj 1045), Gregorio VI (20 dhjetor 1046), Celestino V (13 dhjetor 1294) dhe Gregorio VII (4 korrik 1415).

Red. Shqiptari i Italisë
Rrufe mbi kupolën e Shën Pietrit, mbrëmjen e 11 shkurtit

Sono uno studente. Posso iscrivermi al Servizio Sanitario Nazionale?

19 prill 2005: Joseph Ratzinger zgjidhet Papë (video)