in

Papa për Shqipërinë: Pas një regjimi të egër ateist, sot realizon bashkëjetesë ndërfetare

Papa sot nga Shën Pjetri: “Përshëndes që tani popullin shqiptar dhe e falënderoj për përgatitjet për vizitën time”

Romë, 17 shtator 2014 – Në përfundim të audiencës së përgjithshme të të mërkurës, Papa Françesku foli sot edhe për udhëtimin në Shqipëri, të dielën, më 21 shtator:
“Të dielën e ardhshme, me ndihmën e Zotit, do të shkoj në Shqipëri. Vendosa ta vizitoj këtë vend, – ka shpjeguar sërish Papa arsyet e udhëtimit të tij apostolik – sepse ka vuajtur shumë, për shkak të regjimit të tmerrshëm ateist, ndërsa tani po realizon bashkëjetesën paqësore mes komuniteteve të saj të ndryshme fetare”.

“Që tani, përshëndes me dashuri popullin shqiptar dhe e falënderoj për përgatitjen e kësaj vizite. U kërkoj të gjithëve të më shoqërojnë duke iu lutur Zojës së Këshillit të Mirë për mua”- ka përfunduar Ati i Shenjtë.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Sardenjë. Trafik armësh, droge e parash të falsifikuara mes Shqipërisë e Italisë, 28 arrestime

Kosovarët e vrarë nga punëdhënësi. Cgil: “Prej kohësh kërkonin rrogat e disa muajve”