in

Papunësia dhe leja e qëndrimit

Humbja e vendit të punës, cilido qoftë shkaku, nuk përbën motiv të vlefshëm për tërheqjen e lejes së qëndrimit të punonjësit dhe të familjarëve të tij, sipas ish nenit 22, paragrafi 11 i dekretit legjislativ nr. 286/98. Ligji italian, në fakt, i njeh punonjësit të huaj mundësinë e qëndrimit në Itali me qëllim që ai të mund të gjejë një vend tjetër pune

Në rast se punonjësi humbet vendin e punës, për shkak të dorëheqjes apo të heqjes nga puna, dhe ka një leje qëndrimi të vlefshme mund:
1. të ndërrojë vend pune, e të zgjedhë një tjetër qoftë e varur qoftë e pavarur;
2. të regjistrohet në listat e të papunëve të Qendrës për Punësimin, për periudhën e mbetur të kohëzgjatjes së lejes së qëndrimit e sidoqoftë për një periudhë jo më të shkurtër se 6 muaj (me përjashtim të të huajve me leje qëndrimi për punë stinore).

Për t’u regjistruar, i huaji  duhet të paraqitet në Qendrën për Punësimin, brenda 40 ditëve nga data e humbjes së vendit të punës dhe përpara se t’i skadojë leja e qëndrimit, për të deklaruar aktivitetin e kryer deri atëherë dhe gatishmërinë e menjëhershme për një punë tjetër. Në çastin e regjistrimit do t’i kërkohet të tregojë lejen e qëndrimit që duhet të jetë ende e vlefshme.
Ministria e Punës ka sqaruar që, edhe shtetasit e huaj në pritje të përtëritjes së lejes së qëndrimit mund të regjistrohen në Qendrat për Punësimin në rast se humbasin vendin e punës. Në këtë rast duhet të tregojnë kuponin postar që dëshmon paraqitjen e kërkesës së përtëritjes së lejes së skaduar.
Pas regjistrimit emri i punonjësit të huaj do të futet në listën e Qendrës për Punësimin për gjithë periudhën e kohëzgjatjes së lejes së qëndrimit e sidoqoftë (me përjashtim të punës stinore) për një periudhë jo më të shkurtër se gjashtë muaj (neni 37 Dekreti i Presidentit të Republikës 394/99)

Përtëritja e lejes së qëndrimit
Nëse në çastin e skadimit të lejes së qëndrimit, shtetasi i huaj nuk ka gjetur një vend pune të ri, duhet t’i kërkojë Kuesturës kompetente, me anë të kompletit postar të formularëve, përtëritjen e lejes, duke i bashkangjitur kërkesës, veç dokumenteve të tjerë edhe një kopje të certifikatës së regjistrimit në listat e Qendrës për Punësimin.
Kuestura do t’i lëshojë një leje qëndrimi për pritje punësimi me kohëzgjatje gjashtëmujore.
Nëse gjatë këtyre gjashtë muajve shtetasi i huaj punësohet, duhet të nënshkruajë një kontratë të re qëndrimi (formulari Q) dhe t’i nisë Kuesturës kompetente, kompletin e formularëve për kërkesën e konvertimit të lejes së qëndrimit nga leje në pritje punësimi në një leje për punë të varur
Por nëse brenda gjashtë muajve nuk gjen një vend pune, nuk i mbetet tjetër veçse të kthehet në Atdhe.

Rosanna Caggiano
www.stranieriinitalia.it

Konvertimi i patentave shqiptare tani është realitet

Saimir Shara: “Fotografia është muzika ime”