in

Papunësia në Itali 11,6%, sa mesatarja e eurozonës

 

Sipas Eurostat-it, në eurozonë papunësia ka arritur në 12% në muajin shkurt. Në të njëjtin muaj, në Itali papunësia e përgjithshme ka rënë në 11,6% (nga 11,7% e muajit janar), ndërsa mes të rinjve ka arritur në 37,8%

Romë, 3 prill 2013 – Papunësia në 17 vendet e eurozonës arriti shifrën e re rekord 12%. Zyra e statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostati ka deklaruar së fundi se niveli i papunësisë është i njëjtë për janarin dhe shkurtin. Sipas tij, 19 milionë e 71 mijë persona janë të papunë në 17 vendet e eurozonës.

Në Itali në veçanti, në muajin shkurt papunësia ka rënë në 11,6% (nga 11,7% e muajit janar), apo e thënë në shifra absolute, 2 milionë e 971 mijë persona. Pak a shumë sa ç’është mesatarja e eurozonës, por hendeku në nivelin e papunësisë mes vendeve të ndryshme është gjithnjë e më i madh. Nëse në Greqi papunësia arrin në 26,4%, në Spanjë në 26,3% e Portugali në 17,5%, është shumë më e ulët se mesatarja e eurozonës në Austri (4,8%), Gjermani (5,4%), Luksemburg (5,5%) dh Holandë (6,2%).

Ajo që shqetëson në mënyrë të veçantë është norma e papunësisë mes të rinjve. Në shkurt, mes të rinjve nën 25 vjeç të eurozonës, papunësia ka arritur në 23,9%, duke pasur vlerat më të larta në Greqi (58,4%) në Spanjë (me 55,7%, në Portugali (38,2%) dhe Itali (37,8%). Vlerat më të ulëta të papunësisë mes të rinjve i ka Gjermania (7,7%), Austria (8,9%) dhe Holanda (10,4%).

 

 

CCA sjell historinë e kulturën e Shqipërisë në Torino

Kreditë. 12% kërkohen nga emigrantët. Rumunë, shqiptarë e marokenë në krye