Aleanca Kuq e Zi nis maratonën e saj. Ndalesa e parë, dje në Nju Jork, në ditën e Kolombit
Romë, 11 tetor 2011 – “Shqipëria duhet të bëhet, por duhet të bëhet me ata që mendojnë kuqezi. Një pjesë, Atdheun tonë e skuqi, pjesa tjetër e politikës e nxiu. Ka ardhur koha që Shqipëria as të mos skuqet as të mos nxihet, por të jetë kuqezi”. Kështu është shprehur dje në Nju Jork Kreshnik Spahiu përpara qindra shqiptarëve që kanë dalë të festojnë në ditën e Kolombit të mbledhur nga organizata Rrënjët shqiptare.
Atmosfera e manifestimit të djeshëm, që zgjati rreth tre orë, u ndez nga disa këngëtarë të njohur si Frederik Ndoci, Çiljeta, Genta Ismaili. Kjo e fundit këndoi edhe himnin e Aleancës Kuqezi, të prezantuar për herë të parë.
Kjo e Nju Jorkut është edhe etapa e parë e Maratonës Kuq e Zi, që ka për qëllimpromovimin dhe mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe historike kudo që jetojnë shqiptarë, në trojet e tyre apo edhe në diasporë. Në Romë, maratona do të mbërrijë më 17 tetor. Atë ditë, në universitetin “La Sapienza” do të mbahet një takim me zëvendës kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Do të marrë pjesë edhe futbollisti Lorik Cana, gjithnjë i ndjeshëm ndaj çështjeve kombëtare.
http://www.youtube.com/watch?v=yFP5wSLLHEQ&feature=player_embedded