in

Paraqitet në burg Antonio Monella, i dënuar për vrasjen e 19-vjeçarit Hoxha

Me ndihmën e Legës mblodhi 10 mijë firma, që iu paraqitën Giorgio Napolitanos me kërkesën e faljes, që nuk ka mbërritur deri tani. Kështu pas tre shkallëve të gjykimit që e kanë njohur fajtor për vrasjen e 19-vjeçarit që i kish hyrë në shtëpi për të vjedhur, Antonio Monella të hënën është paraqitur në burg ku do të vuajë dënimin me 6 vjet e dy muaj

Sekretari i Legës Matteo Salvini dhe Antonio Monella
Romë, 10 shtator 2014 – Është paraqitur në burgun e Bergamos të hënën sipërmarrësi 54 vjeç nga Arzago d’Adda, i dënuar me vendim të prerë me 6 vjet e 2 muaj burg për vrasjen me armë zjarri në vitin 2006 të Elvis Hoxhës që i kish hyrë në shtëpi për ta vjedhur bashkë me disa të tjerë.

Dënimi i tij ka mbërritur që më 25 shkurt por ndërkohë Montela kish kërkuar e fituar një shtyrje me gjashtë muaj të dënimit. Ndërkohë me përkrahjen e veçantë të Legës dhe të sekretarit të saj Salvini, ka mbledhur 10 mijë firma që ia ka bashkangjitur kërkesës për falje drejtuar Napolitanos.

Por presidenti deri tani nuk është shprehur në këtë drejtim, e meqë edhe pezullimi gjashtëmujor i dënimit ka përfunduar, Antonio Monella e ka parë me vend të paraqitej vetë në burg, para se agjentët t’i shkonin në shtëpi.

Për arsye sigurie (parashikohet që Montella të ketë telashe me të dënuar të tjerë shqiptarë që ndodhen në të njëjtin burg?), shkruan Bergamo Neës, Antonio Montella është vënë në një pjesë të veçantë të burgut, në një qeli pranë asaj të Massimo Giuseppe Bossettit i akuzuar për vrasjen e 13-vjeçares Yara Gambirasios.

Lexo edhe:
Vrau 19-vjeçarin Hoxha, 10 mijë firma për të kërkuar faljen e Antonio Monellas
Gjashtë vjet burg sipërmarrësit që në 2006 vrau Elvis Hoxhën, 19 vjeç
Shënjestër
Kushëriri nga Amerika

 

Vetëcertifikimet. Të dënuarit e radhëve: akoma shtyrje për imigrantët

Sulmohen faqet internet të Qeverisë