Shqiptarët me pasaportën biometrike duket se kanë mbetur në dorë të “zemërgjerësisë” së policisë së kufirit. Por edhe kjo nuk sillet gjithandej njësoj, edhe pse duket se shumica e aeroporteve po mbyll një sy përpara pasaportës jobiometrike kur është fjala për ata që udhëtojnë drejt Shqipërisë, por të gjithë nuk lejojnë njeri të shkojë në një vend të tretë e thonë shprehimisht që nuk mund të kthehesh në Itali me këtë pasaportë
Romë, 5 mars 2012 – Ndërsa prej disa ditësh ka hyrë në fuqi vendimi i këshillit të ministrave për nxjerrjen nga qarkullimi të pasaportave jo biometrike, shqiptarët në Itali ende me të vjetrën duket se kanë mbetur në dorë të “zemërgjerësisë” së policisë së kufirit të porteve e aeroporteve italiane nga duhet të kalojnë.
Duke kontaktuar policinë e kufirit aeroportet të ndryshme të Italisë, mësojmë se në dy pika janë të gjithë të një mendjeje: me pasaportën jo biometrike nuk lejohesh të dalësh nga Italia për të shkuar në një vend të ndryshëm nga Shqipëria, as nëse nuk të kërkohet vizë (Turqi për shembull), dhe as nëse ke vizë në pasaportë për atë vend (për Angli, për shembull); dhe së dyti me pasaportën jo biometrike nuk mund të hysh në Itali, edhe pse je me lejeqëndrim të rregullt këtu.
Ndryshojnë disi përgjigjet për pyetjen nëse mund të shkoj apo jo në Shqipëri me pasaportën jobikometrike. Varet jo vetëm nga aeroporti, por edhe nga polici i radhës në të njëjtin aeroport. Dëshmi e faktit që autoritetet italianë po bëjnë një lëshim, siç thonë në disa pika kufitare “për të lehtësuar dalie e atyre që duan të shkojnë në vendin e tyre e atje do bëjnë dhe pasaportën e re”. Kështu përgjigjen në Bari, Rimini dhe Malpensa të Milanos. Në Fiumicino të Romës, njëherë thonë që “nëse pasaporta nuk është biometrike, këtej nuk kaloni” dhe këshillojnë: “Shkoni në konsullatë e pajisuni me leje kalimi”. Pak ditë më pas “ndoshta për në Shqipëri nuk ka ndonjë problem”.
Në aeroporte të tjerë si në atë të Ankonës apo të Trevisos ta presin shkurt “Pasaporta jobiometrike nuk është e vlefshme e këtej nuk mund të kalosh, as për të shkuar në Shqipëri”.
Një gjë është e sigurt. Me pasaportën jo biometrike nuk mund të shkosh në asnjë vend tjetër për pushime apo për punë edhe po të kesh marrë vizë.
Ndërsa për të shkuar në Shqipëri, e mira është të telefonohet më parë aeroporti nga do të dilet. Për të qenë më të sigurt që nuk do të keni probleme duhet të pajiseni me leje udhëtimi në një prej konsullatave shqiptare në Itali, dokument që kushton 30 euro. E megjithatë, qoftë në rastin kur lejohet dalja me pasaportën e vjetër, qoftë kur kërkohet leja e udhëtimit e konsullatës, në Itali duhet të ktheheni patjetër me pasaportën e re biometrike.
Këtu gjeni listën (që do të përditësohet vazhdimisht) me numrat e telefonit të policisë së kufirit të aeroporteve të ndryshme që kanë fluturime drejt Rinasit.
Policia e Kufirit në aeroportin: