in

Pasaporta të reja në Romë e Milano

Në Konsullatën e përgjithshme të Milanos, mund të tërhiqen pasaportat për të cilat është aplikuar deri më 9 shtator, ndërsa sipas faqes internet të Ambasadës sonë, të përditësuar më 22 shtator, janë rreth 2.200 pasaportat që kanë mbërritur deri tani

Romë 28 shtator 2011 – Konsullata e përgjithshme e Shqipërisë në Milano, në faqen e saj të internetit, lajmëron se të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për pasaportat biometrike pranë kësaj konsullate nga 28 prilli deri më 9 shtator, mund të paraqiten pranë saj për t’i tërhequr”. Natyrisht, nëse nuk e kanë bërë deri më sot.

Sipas lajmërimit on-line të Konsullatës, tërheqja bëhet nga ora 12:00 deri në orën 14:00, nga e hëna në të premte, duke paraqitur faturën e aplikimit dhe një dokument identifikimi. Nëse pasaporta mund të tërhiqet edhe nga një familjar (me faturën e aplikimi), kush ka paraqitur kërkesë edhe për letërnjoftimin elektronik, duhet të paraqitet personalisht në konsullatë.

Për informacione të ndryshme mund të kontaktoni përmes numrit të celularit +39.3920686139 apo te konsultoni sitin zyrtar të konsullatës së Milanos.

Ndërsa Zyra konsullore e Ambasadës shqiptare në Romë ka përditësuar listën e pasaporta të gatshme, me të rejat e mbërritura më 22 shtator 2011. Këtu, nën këtë artikull gjeni listën e plotë të pasaportave të gatshme të arritura në Ambasadë deri më 22 shtator. Kush gjen emrin në listë e nuk e ka tërhequr ende pasaportën biometrike dhe letërnjoftim elektronik, mund të paraqitet pranë Ambasadës së Shqipërisë në Romë për t’i tërhequr ato në oraret 13:00 – 15:00, nga e hëna deri të premten.

Për tërheqjen duhet të paraqiten me një dokument identiteti me foto dhe me faturën e aplikimit.

Tërheqja e letërnjoftimit bëhet vetëm në praninë e personit që ka aplikuar, ndërsa për fëmijët pasaporta mund të tërhiqet edhe nga prindi, pa praninë e fëmijës duke pasur me vete një dokument që vërteton lidhjen familjare me fëmijën.

Para se të shkohet në Ambasadë është mirë të pyetet në numrin e celularit të vënë në dispozicion për informacione (0039)342.364.0798 apo të konsultohen faqet internet ku botohet lista e pasaportave të gatshme.

Lista e plotë e pasaportave të gatshme (përditësimi i fundit është i datës 22 shtator) për t’u tërhequr në zyrën konsullore pranë Ambasadës shqiptare në Romë

 

 

Kur legistët e fshatit diskriminojnë dhe shqetësojnë amerikanët …

Tetori, muaji i aplikimit për lotarinë amerikane