in

Pavarësia e Kosovës e festuar nga emigrantët në Londër

Veprimtaritë e shoqatës Ardhmëria
Nga Anila Kadija, Londër

 

Një javë e ngarkuar me aktivitete ajo e kaluara për komunitetin shqiptar në Londër.

Si gjithmonë, protagoniste shoqata “Ardhmëria” me angazhimin e saj në çdo aktivitet të lidhur me kulturën dhe traditat e popullit shqiptarë në emigrim. Këtë herë qëllimi ishte festimi i 17 Shkurtit, përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, një ditë e shënuar dhe e shtrenjtë për mbarë popullin shqiptar.

Në shkollat shqipe të shoqatës “Ardhmëria” e shtuna e kaluar ishte e mbushur plot me aktivitete për këtë qëllim. Në Deptford Library dhe St Augustine‘s CE Hight Scool u zhvilluan mjaft aktivitete dedikuar Kosovës. Një mësim i hapur me nxënës e prindër, ku fëmijët treguan pavarësinë, për heroin e Kosovës, Adem Jasharin dhe thirrjen e cdo kosovari në nderim tij “Bac u kry!”, për Prishtinën, poetët e saj Shkreli dhe Podrimja etj.

U shkruan, recituan, kërcyen dhe krijuan në shqip fletushka urimesh. Një veprimtari e paparashikuar për përmasat dhe surprizat ishte mbrëmja rinore e organizuar në Hammersmith Town Hall me personazhe të njohura të muzikës në Kosovë si, Labinot Tahiri, Besart Halimi, Dafina Dauti, Natasha DJ Koli etj. Në sallë ishin ndërthurur bukur simbolet e Shën Valentinit me flamujt e Shqipërisë e Kosovës. Vajzat që kërcyen aq bukur nën drejtimin e korografit të talentuar Shkëlzen Mustafa dukeshin flutura lirije. Prezantimi dinjitoz i programit nga Graciela Kiri Cekaj dhe organizimi i rinisë nga Driton Harizi të jepte idenë e një mbrëmje të kordinuar në mënyrë perfëkte. I ftuar nderi ishte deputeti i parlamentit Britanik, zoti Andy Slaughter i cili i ndjek vazhdimisht veprimtaritë e shoqatës “Ardhmëria” në Londër.

Kosovë. Rrugëtimi i dhimbshëm drejt Pavarësisë

Scanderbeg e Ura, veprimtari të shtunën, në Parma e Novara