in

PD për arrestimin e Fullanit. Basha: “I shtyrë nga Rama”, Berisha: “Akt stalinist”

Partia Demokratike shpreh për herë të parë sot qëndrimin e saj mbi ngjarjen më të bujshme të ditëve të fundit, arrestimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

Tiranë, 12 tetor 2014 – Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shprehur sot qëndrimin e tij e të forcës që përfaqëson mbi arrestimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian  Fullani, duke e cilësuar si  të shtyrë politikisht, edhe pse mbështet hetimet për skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës. “Ne jemi dakord që ngjarja duhet të hetuar. Ne mbështesim hetimet që personat përgjegjës të vendoset para ligjit. Shteti ligjor garanton që askush përgjegjës mos shpëtojë dhe asnjë person i pafajshëm të mos dënohet. Është qëndrim i PD-së që vepra të tilla të stisura për interes mediatik nuk mund të ndodhin pa një shtytje të fuqishme politike në përputhje me orekset e Edi Ramës për të kapur Bankën e Shqipërisë dhe për të shfryrë mllefet të shprehura me gojën e tij, ku pas arrestimit të Fullanit ai u shpreh se shumica e tij do e shkarkojë”, u shpreh Basha.

Për ishkryeministrin dhe ish kryetarin e PD-së Sali Berisha, “arrestimi i guvernatorit Fullani është një akt stalinist, i një shteti policor, i një klike mafioze të cilën e dënoj me ashpërsinë më të madhe”.

Unë e di se mund të ketë qytetarë që nuk e pëlqejnë ndofta këtë deklaratë, por atyre që mund të më qortojnë u them të mendohen përpara. Si do u dukej të arrestoheshin pa u pyetur qoftë dhe një minutë se si e kanë emrin, ata apo familjarët e tyre?” është shprehur më tej Berisha.

Këto të sotmet, janë të parat fjalë me të cilat opozita shqiptare mban një qëndrim publik pas arrestimit të Guvernatorit për skandalin e Bankës së Shqipërisë.

 

Non è vero, ma ci credo. Dieci strane superstizioni

Lulzim Vulashi: Zamër falas për të gjithë vogëlushët që kthehen në shkolla