“Dy partitë e mëdha për nga numri i kartonave, sërish zgjodhën të miratojnë një kod që mendojnë se është qepur sipas metrave të tyre. Të paktën, në zgjedhjet e ardhshme të mos ankohen si gjithnjë për atë çka kanë gatuar vetë”
Partia për Drejtësi dhe Unitet reagon në lidhje me miratimin e kodit të ri zgjedhor në Kuvend, duke akuzuar partitë e mëdha se “vendosën me arrogancën e kartonave të kalojnë në Kuvend një kod zgjedhor selektiv”. Në një deklaratë për shtyp, PDIU shpjegon pse deputetët e saj në Kuvend nuk e votuan kodin e ri zgjedhor për disa arsye parimore, të deklaruara që në fillim të procesit.
Sipas deklaratës, dy deputetët e PDIU-së nuk mund të votonin një kod zgjedhor i cili:
-lë në fuqi sistemin e numërimit militantesk të votave, në kuadër të dëshirës së dy partive për të qenë jo administrues por padronë fuqiplotë të proceseve zgjedhore.
– lë sërish të papërfaqësuar votën e një të tretës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë në emigracion
– prodhon pabarazi në përfaqësimin e votave të qytetarëve, duke krijuar pragje artificiale të ndryshme nga qarku në qark, e që çmontojnë parimin e barazisë së votës.
– është huazuar nga vende me tendenca të forta rajonaliste, të cilat as ekzistojnë as duhen favorizuar në Shqipëri.
“Dy partitë e mëdha për nga numri i kartonave, sërish zgjodhën të miratojnë një kod që mendojnë se është qepur sipas metrave të tyre. Së paku, shpresojmë që pas zgjedhjeve të ardhshme dy autorët e arnimit të kodit të mos ankohen si gjithnjë për atë çka kanë gatuar vetë” përfundon deklarata e PDIU-së.
Lexo edhe:
AK, Spahiu: “Emigrantëve t’u garantohet e drejta e votës”
AK: “Shqiptarët në emigracion të harruar nga qeveria”
Pse tremb vota e emigrantëve?