in

Pensioni. A përfitoj nga ligji për faljen e kamatvonesave për të vetëpunësuarit në bujqësi?

Jam emigrant  në Parma, i datëlindjes 1954. Kam punuar në kooperativë bujqësore deri në vitin 1990, për 16 vite. Mbas shpërbërjes së kooperativave bujqësore, deri në vitin 2011 kam punuar në bujqësi, në tokën time, por pa u siguruar, mbasi të ardhurat ishin shumë të pakta. Në janar të vitit 2012 kam shkuar në emigracion. Kam dëgjuar se janë falur kamatvonesat për fermerët. Dua të di, unë si emigrant, a mund të paguaj sigurimet shoqërore si bujk? Sa duhet të paguaj dhe kur plotësoj moshën për pension? Si duhet të veproj për të paguar, mbasi unë jam larg dhe e kam veshtirë të kthehem, mbasi mund të humb punën.

Për të pasur një tablo të plotë për shumat e pagesëse në fshat në vite, sqarojmë sa më poshtë:

Bazuar në ligjin 153/2014, të miratuar së fundi “Për faljen e kamatvonesave dhe gjobave për kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të papaguara nga personat e vetëpunësuar në bujqësi”, të vetëpunësuarve në bujqësi me detyrime të prapambetura, për periudhën që nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr.7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe që janë debitorë për kontributet, u falen të gjithë kamatvonesat dhe gjobat për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, me kusht që brenda datës 31 dhjetor 2014 të deklarojnë dhe të paguajnë të gjitha detyrimet.

Periudha për të cilën nuk janë paguar sigurimet shoqërore, nuk do të konsiderohet për efekt të përftimit të së drejtës për pension sipas përcaktimeve të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Për të qartësuar këtë problem dhe për të përcaktuar sa më drejt personat që mund të sigurohen si të vetëpunësuar në bujqësi dhe për të shmangur çdo abuzim, në VKM nr.1114 datë 30.07.2008, të ndryshuar, janë përcaktuar kriteret për t’u siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi, si më poshtë:

–       të ketë mbushur moshën 16 vjeç
–       të ketë aktivitet bujqësor ose blegtoral
–       të ketë tokë në pronësi ose të marrë me qera apo të tjetërsuar në favor te tij
–       të ketë qendren e banimit në të njejtin rreth ku ushtron aktivitetin bujqësor
–       te mos jetë i siguruar në skema të tjera të sigurimit shoqëror.

Dokumentat që duhet të paraqisni, pranë inspektorit të të vetëpunësuarve, që është i pranishëm në çdo komunë do të jenë:

–       Vërtetim nga komuna që i interesuari ka tokë në pronësi, apo akte të tjera noteriale që dëshmojnë marrjen me qera, apo tjetërsimin e tokës në favorin tuaj.
–       vërtetim nga komuna që ka aktivitet bujqësor apo blegtoral
–       certifikatë personale të gjendjes civile.

Për problemin që Ju shtroni, në rast se i keni plotësuar këto kritere, deri në datën e largimit, mund të siguroheni si i vetëpunësuar në bujqësi, prej datës 1.10.1993 e deri më 31.12.2011.

Pagesa do të bëhët sipas shumave vjetore që kanë rezultuar në vitet përkatëse dhe konkretisht:

        Viti i sigurimit:                                                        Shuma në lekë
1
01.10.1993 deri 31.12.1993
405
2
1994
1.620
3
1995
1.620
4
1996
1.620
5
1997
1.620
6
1998
1.620
7
1999
1.620
8
2000
1.620
9
2001
1.620
10
2002
3.888
11
2003
5.220
12
2004
6.956
13
2005
7.824
14
2006
9.453
15
2007
9.996
16
2008
12.000
17
2009
13.600
18
2010
15.840
18
2011
19.440
 
Totali prej 1.10.1993 deri 31.12.2011
117.582

Pra ju do të siguroni gjithsej 18 vite e tre muaj, duke paguar gjithsej 117.582 lekë. Bazuar në Ligjin nr,104/2014, neni 43, Ju lind e drejta për të dalë në pension kur të keni plotësuar moshën 65 vjeç. Po kështu bazuar në nenin 96 të ligjit nr.7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ku thuhet “Personat, që krahas periudhës së sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, kanë dhe jo më pak se gjysmën e periudhës së sigurimit, që kërkohet në vitin përkatës, sipas nenit 92 të këtij ligji, në marrëdhënie pune me shtetin, përfitojnë pension pleqërie sipas dispozitave të këtij ligji”.Bazuar sa më lart, duke qenë se siguroni gjithsej 18 vite e 3 muaj, që është më e madhe se gjysma e periudhës për pension të plotë, (periudha e plotë është 35 vite), do të përfitoni pension si në qytet.

Në rast se Ju nuk keni mundësi për t’u kthyer për të bërë sigurimin shoqëror, mund të autorizoni ndonjë të afërmin Tuaj, për të bërë procedurën. Ju ose personi i autorizuar nga Ju, fillimisht do të merrni takim me inspektorin e sigurimeve shoqërore të komunës, ku do t’i paraqitni dokumentat e sipërpërmendura. Inspektori, do të bëjë përllogaritjen e shumës që duhet paguar, do Ju pajisë me urdhër veprimin, ku shënohen vitet e siguruara dhe shuma që duhet paguar. Me këtë dokument do të paraqiteni në degën e bankës, ose postës që keni më afër dhe do të kryeni pagesën. Mbas kryerjes së pagesës do të konsideroheni i siguruar për vitet përkatëse.

Duhet të bëni kujdes, këto veprime duhen kryer brenda 31.12.2014, datë kur skadon veprimi i ligjit. Ndryshe duhet të paguani, së bashku me kamatvonesat dhe gjobat përkatëse.

Naim Balluku, zëvendëspresident i patronatit INAS Albania

Il PD e la paura della politica

Kledi Kadiu, Personalitet Evropian 2014