in

Përzgjidhet zyrtarisht projekti i gazsjellësit TAP

Sot është përzgjedhur për zbatim si më i mirë projekti i gazsjellësit TAP (Trans Adriatic Pipeline) që do të kalojë nga kufiri greko-turk në Itali duke kaluar nga Greqia dhe Shqipëria. Këtë i ka komunikuar zyrtarisht kryeministrit grek, Adonis Samaras, një delegacion i konsorciumit të gazit në Azerbajxhan, ”Shah Deniz II”, që operon në rajonin Kaspik,

Lajmin e ka përforcuar edhe OVM, gjiganti austriak i energjetikës OMV, një prej investitorëve të projektit të gazsjellësit që do të mundësonte diversifikimin e burimeve të gazit për Evropën, i cili thekson se është hedhur poshtë plani i gazsjellësit NABUKO nga investitorët e programeve energjitike në Europë.

Falë këtij lajmi të mirë, për arritjen e të cilit ka punuar gjatë qeveria e fundit shqiptare, kryeministri Berisha e pa të udhës të thyejë heshtjen treditore, të paktën në Facebook. “Të dashur miq, projekti i gazsjellësit TAP u përzgjodh. Fitoi Shqipëria, projekti i shekullit për ne“, ka shkruar sot ai.

Greqia, Shqipëria dhe Italia mbështetën këtë projekt që në fillimet e tij. TAP është projekt që prek territorin e vendit tonë dhe pritet që ndërtimi i tij të sjellë miliardë lekë investime si dhe mijëra vende të reja pune.

TAP do të sjellë gazin natyror nga Azerbajxhani në Europë. Kapaciteti i parashikuar sot i gazsjellësit është 10 miliardë metra kubë por në të ardhmen mund të rritet deri në 20.

Sipas të trija vendeve nënshkruese, TAP është i një rëndësie strategjike, pasi zhvillimi i interkoneksionit të sistemeve të transportit të gazit do të rrisë sigurinë e furnizimit si edhe diversifikimin e burimeve e të trajektoreve.

Aksionerët kryesorë të projektit TAP janë kompania zvicerane Axpo (42,5%) norvegjezja Statoil (42,5%) dhe ajo gjermane E.ON Ruhrgas (15%). Edhe ENEL ka treguar interes për t’u bërë pjesë e projektit.

 

Ç’ndodhi me të djathtën?!

Zgjedhjet 2013 – KUTITË E FUNDIT