in

Pesaro. Afërdita Beqiri padit për rrahje Dora Kyenge, motër e ministres

Duket se ia ka marrë shumë mirë dorën shprehjes “Ti nuk e di me kë ke të bësh” me të cilën shpesh në Itali, edhe pse në faj, ia hedh. Rreh e shan fqinjën shqiptare duke ia thënë copë: “I kam shpatullat e ngrohta unë, ime motër është në Parlament”

Romë, 5 shtator 2013 – Ndërsa Cecile Kyenge duhet të përballet çdo ditë me batuta raciste e të çojë përpara betejat e saj për integrimin e të huajve në Itali, një episod kronike me në qendër motrën e saj, shkon në kah të kundërt me fjalët e veprimtarinë e ministres së Integrimit.

Lajmi është i sotmi, e jep Il Resto del Carlino e bën bujë më shumë se për ngjarjen për faktin se në  të përfshihet motra Kapya Kyenge (e njohur si Dora) e ministres, që është çuar në gjyq sepse ka rrahur fqinjën, shqiptaren Afërdita Beqiri.

Dy gratë jetojnë në Ginestro në shtëpitë popullore. Në një grindje mes fqinjësh, duket se 46 vjeçarja Dora Kyenge ka gjuajtur me grusht në kokë Afërdita Beqirin, e ka sharë “tro…” dhe “put…” dhe e ka kërcënuar “io ti ammazzo” (“qelbësirë, kurvë, unë të vras”). Madje i ka kujtuar edhe se i ka shpatullat të mbuluara me motrën parlamentare (“…ho le spalle coperte, mia sorella è in Parlamento”). Sipas Beqirit, Dora Kyenge nuk ka kursyer fjalët e ulëta as për Shqipërinë.

Beqiri ka shkuar në spital për lëndimet e marra dhe pas një muaji ka paraqitur padi për lëndime, kërcënime dhe sharje. Prokuroria ka vendosur thirrjen e Dora Kyenges para gjykatësit të Paqes ku Afërdita Beqiri ka vendosur të jetë paditëse civile.

Shkak i zënies mes dy grave duket se është një biçikletë. Beqiri e mbështeste gjithnjë në një mur të kompleksit të shtëpive popullore, që Kyenge nuk toleronte pasi atë mur e konsideronte pronë të sajën dhe jo të të gjithëve, ndaj edhe, sipas rrëfimit të gruas shqiptare, grindeshin gjithnjë.

Në të gjithë këtë mesele, Beqiri sqaron një gjë, se nuk e ka aspak me ministren Kyenge. Siç shpjegon avokatja e saj Rosaria Cipolletta: “Klientja ime nuk ka asnjë problem me ministren Kyenge, që vlerëson shumë dhe mbështet betejat për integrimin”. Shqiptari i Italisë

 

Njëri prej vëllezërve të arrestuar: “E vrava Hajdërin për motive personale”

Consigli non richiesti al nuovo premier Rama