Janë dy 20-vjeçarë shqiptarë, Igli Meta dhe Marjo Mema, ata që i morën jetën me thikë në fyt 17 vjeçarit Ismaele Lulli dhe më pas i hodhën trupin në greminë. Pranojnë krimin e i kërkojnë falje familjes që kërkon drejtësi deri në fund për djalin e tyre

Igli Meta ka kërkuar të merret në pyetje në burgun e Pesaro-s dhe të thotë të vërtetën. “Është e vërtetë se e çova në kishë dhe e lidha te kryqi. Por e bëra për ta trembur. Doja që të pranonte përpara një dëshmitari që kishte pasur marrëdhënie me të dashurën time. Pastaj më iku truri. Në fillim i bëra presion Ambrës, të dashurës sime, e cila e pranoi që kishte pasur marrëdhënie me Ismailin. E binda që ta lidhja deri në grykë, për të simuluar një hetuesi të vërtetë. Por kur ai vazhdoi ta mohonte e godita fort me shkelm dhe me grusht. Atëherë më iku truri dhe nxora thikën dhe i preva fytin”.
Rindërtimi i ngjarjes
Ishte e diel pasdite kur Igli dhe Marjo e ftuan Ismaelen të bënin një shëtitje në lumë. U takuan tek stacioni i autobusëve, aty ku përpara disa muajsh Ismaili u njoh me Ambrën dhe këmbyen numrat e celularëve. Me makinën e mamasë së Iglit ata mbërritën te Lagjja San Martino ku ndodhet kisha. Mes selvive, pranë një kryqi të hekurt, Ismaele u godit me një shkelm që e trullosi. E lidhën me letër ngjitëse në kryq – vetëm për ta trembur thotë tani Meta – por më pas i theri në grykë, me aq forcë sa gati nuk i ka këputur kokën, thonë karabinierët.
Me të kryer vrasjen, Meta u zhvesh i gjithi. U pastrua me ujin që kishte marrë me vete në një shishe, pastaj mori të gjitha rrobat në një qese e bashkë me të vetat edhe një këpucë të viktimës dhe u kthyen ne mbathje në lumë. Atje vazhdoi qetësisht të lahet e të dëfrehet së bashku me shokun e tij, Marjon. Karabinierët arritën ta gjejnë falë celularit që e fikte dhe e ndizte. “Shumë të rinj nuk arrijnë të jetojnë pa cellular. Patëm fat” tha komandanti i karabinierëve në Pesaro, Antonio Sommese.
Meta i kërkon falje familjes së viktimës, nëna e Lullit kërkon drejtësi