in

Policia e Brescias e armatosur në urbanë. Kundër emigrantëve?

Në Brescia policia bashkiake e armatosur ka nisur të patrullojë autobusët urbanë. Për komunën “12 agjentët janë vënë kundër harbutëve dhe vjedhësve”. Cgil: “prania e tyre është e pajustifikueshme. Në këto linja nuk ka asnjë alarm sigurie”

E përditshmja Repubblica nxjerr në pah polemikën e fundit në qytetin e Brescias që ka të bëjë me praninë e agjentëve të armatosur në linjat e urbanëve.

Atyre anëve, nuk kanë të sosur gjetjet plot fantazi kundër të huajve Pas telenovelës padane të Adro-s (përfshirë mensën anti-islam), pas bonuseve të qerasë e të sapolindurve vetëm për italianët, pas White Christmas tw Coccaglios (të përjashtohen të gjithë klandestinët brenda krishtlindjeve), pas skedimit të apartamenteve të banuara nga të huaj në Gavardo, dhe dorezave higjienike anti-emigrantë në autobusë, e fundit është pikërisht kjo: policë bashkiakë, të armatosur në automjetet publike. Zyrtarisht paraqiten si “sherifë” kundër harbutëve zhvatësve. Por meqë në ato linja përdoren më shumë nga të huajt, mendja të shkon për keq.

Ideja është e administratës breshane nga e cila varet “Brescia Transporti”. Duke filluar nga ky muaj, si eksperimentim, 12 agjentë të policisë municipale do të marrin me radhë 15 linja urbanësh (ato që ata konsiderojnë më të pasigurta) për të parandaluar dhunën, vjedhjet, mashtrimet. Dhe për të kontrolluar bileta e abonime. Kush do të hipë në këto linja do t’u përgjigjet drejtpërdrejt policit bashkiak për parregullsi apo shkelje të mundshme. Nga Brescia Trasporti njoftojnë se uniformat do t’u shtohen kontrollorëve të ndërmarrjes, do të kenë për qëllim më shumë frikësimin e stepjen e atyre që mendojnë të marrin autobusin pa biletë.

Provë muskujsh, apo administrim i mirë? Nuk i dihet, por pa dyshim masa në fjalë ashtu si edhe të tjerat që e kanë paraprirë, veçanërisht dorezat higjienike në dispozicion të pasagjerëve, ka ndezur polemikat. Nga Cgil thonë se kontrolli i biletave bëhet me efikasitet nga kontrollorët e zakonshëm e “nuk rezulton që në këto linja të ketë një atmosferë dhune të tillë që të justifikojë praninë e armatosur të policisë”. Cgil e konsideron këtë masë “zgjedhje demagogjike e të kushtueshme” dhe fton të gjithë të reflektojnë mbi masën që duket “se në të vërtetë ka vënë në shënjestër qytetarët e huaj”.

Haxhinasto: “Liberalizimi i vizave nënkupton respektimin e ligjeve të zonës Shengen”

Torino, fletushka raciste anembanë qytetit