in

Policia hyn në Lazarat ku pritet me armë

Policia, me 500 efektivё të saj, është angazhuar dje dhe sot në një operacion të madh antidrogë në zonën e Lazaratit ku qëllohet me armë nga 27 persona të identifikuar tashmë. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje të gjithë banorëve të fshatit të distancohen nga elementët kriminalë që qëllojnë me armë me policinë

Tiranë, 16 qershor 2014 – Policia hyn në Lazarat. Është ky lajmi i ditës në Shqipëri.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Forcat Renea dhe Policinë e Gjirokastrës kanë ndërmarrë që dje një operacion të gjerë për bllokimin dhe sekuestrimin dhe asgjёsimin e njё sipёrfaqe tё identifikuar tё kultivuar me kanabis sativa.

Burime nga policia bёjnё tё ditur se gjatё veprimeve tё ndёrmarra nga strukturat e Policisё sё Shtetit nё kuadёr tё kёtij operacioni, ёshtё qёlluar me armё tё rёnda si antitank, mitroloz i rёndё e i lehtё, mortajanё drejtim tё forcave tё policisё nga njё grup personash tё identifikuar tashmë. Për pasojë të tё shtёnave kundёr kёtyre forcave, mbeti i plagosur dhe njё 45 vjeҫar, banor i fshatit Lazarat.

Strukturat e Policisё sё Shtetit po vijojnё veprimet, me qёllim asgjësimin e sipёrfaqes sё identifikuar tё kultivuar me bimё nakotike kanabis sativa dhe kapjen e personave qё qёlluan nё drejtim tё forcave tё policisё, disa banorё tё fshatit dhe disa nga zona tё tjera. Në operacion janë përfshirë rreth 500 forca policore të cilat janë të angazhuara për realizimin e misionit.

Nga veprimet e ndёrmarra ёshtё identifikuar vendi, prej nga ky grup personash po qёllon me armё zjarri, ku janё lokalizuar nё banesёn e  Gate Mahmutajt, person me precedentё kriminalё, i arrestuar nga forcat RENEA, i dёnuar me vendim gjykate dhe i falur mё pas nga Presidenti i Republikёs. Gjithashtu bёhet me dije se sipёrfaqja e kultivuar me bimё narkotike ndodhet pranё banesёs sё Gate Mahmutajt nё periferi tё fshatit Lazarat. Gate Mahmutaj ka qenё i dёnuar me 22 vite burgim dhe ёshtё falur.

Në kuadër të këtyre masave është bërë i mundur identifikimi i personave që së bashku me Gate Mahmutaj kanë kundërshtuar me armë policinë.

Tahiri: Nuk kemi ndërmend të ndalemi, lini armët

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje të gjithë banorëve të fshatit Lazarat, të distancohen nga elementët kriminalë që janë duke u konfrontuar me armë me policinë dhe për arsye sigurie, të evitojnë daljen nga banesat e tyre. Të gjithë qytetarët e tjerë, të evitojnë plotësisht hyrjen për në fshatin Lazarat deri në një njoftim të dytë zyrtar të policisë.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, përmes një deklarate për shtyp nga Fusha e Aviacionit Civil në Tiranë, u ka bërë thirrje banorëve të Lazaratit, ku po kryhet një operacion i gjerë policor të dorëzohen, pasi policia do të çojë deri në fund punën e saj për të çuar para drejtësisë shkelësit e ligjit.

“Nuk ka zot t’ju dali për mbrojtje. Jemi të vendosur të zbatojmë ligjin dhe do vijojmë deri në fund atë që kemi nisur, pra të kthejmë vendin ligjshmëri të plotë,” tha Tahiri. 

“U bëj thirrje dhe atyre që edhe tani në këto moment kanë marrë armët në Lazarat se keni bërë llogaritë shumë gabim. Mos mendoni se ka zot në tokë se do ju dalë zot nëse kundërshtoni me armë policinë e shtetit. Hidhni armët dhe lini policinë të bëjë detyrën në të kundërt forca e ligjit do të veprojë si asnjë herë tjetër. Jemi në mbështetje të plotë të plotë të Policisë, si unë si Ministër ashtu dhe Kreu i Policisë së Shtetit”, shtoi Ministri i Brendshëm.

Tahiri gjithashtu i bëri thirrje medias dhe publikut se lufta kudër krimit kërkon kohën vet por edhe sakrifica. “Thirrje medias e publikut se lufta kudër krimit kërkon kohën e vet por edhe sakrifica. Drejtësia ka çmimin e saj dhe gjithkush që shkel ligjin do përballet me këtë çmim”, tha ai.

Ministri i Brendshëm gjeti rastin dhe sulmojë edhe sistemin e drejtësisë. “Jetojmë në një monet ku policia kap tonelata me drogë, ku policia ndërmerrë aksione të paimagjinushme më parë, ai aksioni i sotëm në Lazarat, apo ai në fushë kuqe, ndërsa gjyqtarët lirojnë të akuzuarit me arsye të paimagjinueshme për çdo njeri, por jo për ata vetë, të cilët pasurohen me lekët e paligjshmërisë”, tha Tahiri.

Sulmohet trupa e televizionit A1 Report

Situata e tensioniuar në Lazarat ka prekur edhe grupin e xhirimit të A1 Report, të cilët janë qëlluar me breshëri automatiku nga trafikantë me armatime të rënda dhe të maskuar. 

Në grupin e xhirimit të televizionit A1 Report, ishin pjesë një shofer, një kameraman, një gazetar dhe një teknik transmetimi, të cilët po raportonin lidhur me aksionin e policisë.

Trupa e televizionit të A1 Report është nxjerrë nga makina dhe janë mbajtur peng për rreth 15 minuta nga trafikantët, të cilët kanë qenë të maskuar. Gazetari i A1 Report Gerti Xhaja, i cili raportoi pas sulmit, siguroi se të gjithë janë mire, ndërsa shtoi se persona të maskuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre edhe pse makina ishte me logon e medias së A1 Report. Gazetari Xhaja tha se 4 persona të maskuar e të armatosur i janë afruar makinës dhe i kanë mbajtur pen për rreth 15 minuta, ndërsa kanë qenë banorët që kanë ndërhyrë dhe që i kanë larguar trafikantët.

Më pas grupi i televizionit të A1 Report më pas është marrë nën mbrojtjen e policisë dhe të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Papa Françesku vizitë në Shqipëri më 21 shtator 2014

Shtypi italian mbi aksionin në Lazarat: “Fshati i drogës, armë kundër policisë”