in

Populizëm pa asnjë ide

“Të gjithë në shtëpitë e tyre, kufij të mbyllur, keqbërësit që triumfojnë nëpër rrugë, dezinfektues të gatshëm për përdorim”. Zallamahitë e Lidhjes së Veriut dhe të shumicës në pushtet (të  mbështetur nga gazetat e referimit) lidhur me emigrantët janë përgënjeshtruar jo vetëm nga gjykimi i shëndoshë, por edhe nga shifrat.

Istat certifikon se rezidentët në Itali kanë arritur shifrën 60,6 milionë, dhe kjo vetëm falë emigrantëve. Pa llogaritur të tjera shifra, që u shpëtojnë legistëve mbi lumin Po. Si ato që çdo vit jepen nga Studimi Caritas/Migrantes për të përgënjeshtruar tabunë e imigrantëve si bartës të krimit dhe të mangësish sociale, studim që konfirmon bindje të pakta, por vendimtare. Nuk është e vërtetë që shtimi i emigrantëve në Itali shton krimin, gjatë dy dekadave të fundit numri i krimeve është pothuajse i njëjtë. Nuk është e vërtetë që u marrin punën italianëve, përkundrazi, nëse nuk do të ishin të huajt, do të kishin mbyllur shumë ndërmarrje ndërtimi dhe ferma bujqësore. Nuk është e vërtetë që nuk paguajnë taksa, përkundrazi tani për tani janë kontribuentë të Inps-it, por aktualisht nuk kanë marrë ende pensione, pa llogaritur që ndikojnë në masën 10% në Prodhimit të Brendshëm Bruto kombëtar.  
Tamam për të theksuar se si boshti populist i kësaj shumice ka synim të ushqejë keqinformimin, duke shfrytëzuar edhe rastin e balotazheve në zgjedhjet vendore. Duke penguar lindjen në vend të një ideologjie pozitive mbi emigracionin, që të bazohet mbi faktet dhe jo mbi opinionet.

E ka shkruar më së miri Gianguido Pagi Palumbo në librin e tij Ne italianët, “Italia mund të jetë vendi i historisë, i të sotmes, i të ardhmes dhe i trans-etnicitetit, i ndër-kulturalizmit që shkon përtej multi-etnisë, po të bazohet në transmetimin e njohurive dhe të dijeve të jetës, në krijimin e identiteteve të reja dhe jo vetëm në shumëfishin që mbetet i ndarë dhe i veçuar”.  
Mund të jetë, pse jo, një manifest i ri socio-kulturor për të përuruar 150 vjetët e dytë të unitetit kombëtar, ose një manual për administratorët hutuar, për qytetarët që i zgjedhin dhe më pas ankohen, për analistët sipërfaqësorë. Ose thjesht vetëm fjalë të matura për t’i mbajtur në mendje.

Francesco De Palo

Pasaportat biometrike{br}Në Romë tërhiqen dokumentet e kërkuara javën e parë

Programi Le Iene shkon e takon familjet e ngujuara