in

Praktikë pune në Itali. Udhëzimet e reja për hyrjet nga jashtë

Shteti dhe Krahinat bien dakord për kriteret dhe procedurat. Shkarko dokumentin

Romë, 27 gusht 2014 – Qeveria italiane autorizon një numër të caktuar hyrjesh në Itali për praktika pune. Vitin e shkuar ishin 5 mijë, tani pritet programimi i ri trevjeçar i hyrjeve.

Është fjala për një kanal që u lejon qytetarëve të huaj të përfundojnë në Itali rrugëtime formimi profesional të nisura në vendlindje. Praktikat e punës pranë ndërmarrjeve italiane mundësohen falë marrëveshjeve që këto ndërmarrje lidhin me entet promovuese të përcaktuara me ligj si, për shembull, Qendra për punësimin, shkolla, universitete ose organizata pa qëllim fitimi të autorizuara.

Fakti që formimi profesional është kompetencë e krahinave ndërsa imigracioni është kompetencë shtetërore, ka krijuar jo pak konfuzion e mënyra të ndryshme të aplikimit të ligjit në krahina të ndryshme. Për t’u dhënë fund këtyre gjërave, më 5 gusht Konferenca Shtet, Krahina  dhe Provinca Autonome kanë miratuar Udhëzime të përgjithshme lidhur me praktikën e punës për persona të huaj rezidentë jashtë Italisë.

Në dokument përcaktohen llojet, kohëzgjatja (nga tre deri në dymbëdhjetë muaj) dhe ata që mund të bëjnë praktikë pune, si edhe entet promovuese dhe subjektet pritëse, me detyrimet përkatëse. Përcaktohen gjithashtu edhe kriteret për pranueshmërinë e projekteve, përfshirë lëndët e detyrueshme kushtuar mësimit të italishtes, sigurisë në punë e të drejtave dhe detyrimeve të punonjësve dhe ndërmarrjeve.

Projektet e praktikave të punës duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të posaçëm të Krahinave. Vetëm nëse kontrolli jep rezultat pozitiv, i huaji mund të kërkojë në konsullatë një vizë hyrjeje për në Itali, që duhet t’i lëshohet brenda 90 ditëve. Kur mbërrin këtu, i huaji mund të kërkojë një leje qëndrimi “për motive praktike pune”.

Shkarko: Udhëzime të përgjithshme lidhur me praktikë pune për persona të huaj rezidentë jashtë Italisë

EP

Kledi Kadiu: “Ja kontributi im konkret për SLA”

Vlorë. Hidhet në erë makina. Një mbetet i vdekur e një e plagosur (videoja e shpërthimit)