Gjendet i vrarë 27-vjeçari, i pasionuar pas luftës së simuluar me armë jo të vërteta. Mbante veshur një tutë të mimetizuar
Rezident në Itali prej 20 vjetëve, hidraulik, baba i një vajze të vogël, Deliu ishte i pasionuar i luftës së simuluar me armë jo të vërteta. Edhe i vdekur ai është gjetur me një veshje ushtarake, por sipas hetuesve, vrasja mund të mos ketë lidhje me pasionin e tij. Ende nuk është e qartë dinamika, as arsyet e vrasjes, dhe as vrasësi. Megjithatë, duket se hetimet e para kanë në qendër miqësitë e njohjet e Deliut. Thuhet se pikërisht në një bar të zonës ku u gjet i vdekur, javën e shkuar kishte pasur një diskutim të ashpër me të njohur të tij.