in

Prej katër ditësh në det të hapur me skafin të prishur. Shpëtohen tre shqiptarë

Ishin nisur nga San Foca e Lecces katër ditë më parë me skafin e sapoblerë. Për katër ditë mbeten në mes të kanalit të Otrantos sepse motori del jashtë përdorimit.

Romë, 8 nëntor 2013 – Ka marrë fund makthi i tre shqiptarëve që për katër ditë kanë rrezikuar jetën në kanalin e Otrantos.

Më në fund duke gdhirë dita e sotme janë gjetur nga Guardia di Finanza në kanalin e Otrantos në det të hapur, pas një alarmi të dhënë nga autoritetet shqiptare Kapitanerisë së portit të Barit.  Shqiptarët po ktheheshin në Shqipëri me skafin e sapoblerë në San Foca të Lecces, kur kanë mbetur në mes të detit sepse motori i vetëm i mjetit lundrues është prishur. Për katër ditë u është dashur t’u bëjnë ballë dallgëve e të ftohtit pa pasur mundësi të lajmërojnë kënd për koordinatat gjeografike ku ndodheshin.

Alarmin e kanë dhënë të parët familjarët e tyre që prisnin të ktheheshin e më pas autoritetet shqiptare i kanë sinjalizuar rastin atyre italiane.

Në kërkim të tre shqiptarëve janë vënë njësitë detare të financierëve, por duke qenë se zona e kërkimeve ishte shumë e gjerë, fillimisht kërkimet nuk dhanë rezultat.

Vetëm në orët e para të mëngjesit të 8 nëntorit tre personat u gjetën dhe u morën në anijen që i kërkonte, ndërsa skafi me motorin të prishur është tërhequr deri në portin e  Brindisit. Tre shqiptarët, që për katër ditë kanë vuajtur të ftohtit, etjen dhe urinë, kanë marrë që në anije ndihmën e parë dhe me të mbërritur në Brindisi janë çuar në spital për t’u kuruar.

Savona. Var veten 38 vjeçari, ndoshta për arsye familjare

Prezantohet në Romë ‘Brenga shqiptare’ e një italiani të lindur në Vlorë